• |
ide | kryesore

Policia bastis disa institucione financiare në veri të Kosovës

Arkiva, Lajme, Të fundit
shqiptarëve, Policia


Policia e Kosovës po kryen bastisje në disa biznese në veri të vendit.

Ndërkohë, ka reaguar dhe Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani i cili tha se kanë informacione se në to po zhvillohet veprimtari e kundërligjshme.

“Në bazë të informacioneve të pranuara se në disa biznese në Veri të vendit është duke u zhvillu veprimtari e kundërligjshme, me autorizim të prokurorit kemi ndërhy dhe të njëjtat jemi duke i kontrollu. Me neve është edhe ATK”, tha Elshani.

Mediat serbe raportojnë se Policia e Kosovës është futur në së paku katër degë të një banke në veri, si dhe në shërbimin e Bankës Popullore e Serbisë në Komunën e Leposaviqit.

Atje raportohet se po qëndrojnë edhe pjesëtarë të EULEX-it dhe KFOR-it.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *