• |
ide | kryesore

Video/ Thuram kërcen me korin kundër Juventus: i ati, Lilian, e qëllon me shuplakë

Sport, Video
Thuram


Në San Siro shpërtheu festa finale për titullin kampion të Inter, pas ndeshjes kundër Lazios, e parafundit në Serie A. Gjatë festimeve ka pasur një episod interesant mes Marcus Thuram dhe babait të tij Lilian.

THURAM, BABA E BIR, NË SAN SIRO

Ashtu si në vitin 2001-02, edhe këtë vit babë e bir Lillian e Marcus Thuram e gjetën veten duke festuar një kampionat të fituar. Dikur ishte ai i fituar nga Lilian Thuram me Juventus, ku Marcus dhe Kephren kishin marrë pjesë për të shoqëruar babain e tyre. Megjithatë, pas ndeshjes kundër Lazios, ishte radha e Marcus për të festuar titullin e fituar i shoqëruar nga babai i tij, i cili kishte veshur edhe fanellën e Inter për këtë rast. Të dy ishin ndër protagonistët e mbrëmjes, shpesh të inkuadruar nga kamerat.

Lexo më tej: Video/ Inter barazon në ditën e festës, Dumfries prish planet e Tudor dy minuta nga fundi: rezultatet e Serie A

SHUPLAKË PËR KËRCIMIN NË KORIN KUNDËR JUVES

Megjithatë, kur në San Siro u këndua “Kush nuk kërcen është bardhezi”, pati një moment përçarjeje mes të dyve. Marcus filloi të kërcente përpara Curva Nord dhe të brohoriste për turmën, kur babai i tij Lilian mbërriti me qetësi dhe i dha një shuplakë. Marcus iku me vrap, por ndaloi së kërcyeri. Është mirë të marrësh babanë tënd juventin në festën e Inter, por është gjithmonë më mirë të mos e ekzagjerosh.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *