• |
ide | kryesore

Jennifer Lopez nxit spekulimet se është ndarë nga aktori

Paparazzi


Jennifer Lopez tha se ajo ndihet “nganjëherë e keqkuptuar” ndërsa e krahason veten me personazhin e saj në filmin e saj të ri fantastiko-shkencor, “Atlas”.

“Ne jemi kaq të ndryshme sepse ajo nuk i shpreh emocionet e saj,” shpjegoi ajo për People në premierën e filmit në Los Angeles të hënën në mbrëmje. “Ajo është shumë e mbyllur dhe unë jam shumë emocionale.”

Lopez më tej reflektoi se ajo, ashtu si personazhi i saj “Atlas”, është “shumë e fortë dhe e sigurt për atë që [ajo] ndjen”. “Ndonjëherë. Ajo ishte shumë e sigurt”, vuri në dukje artistje. “Ajo tha: ‘Kjo është ajo që po ndodh, ju lutem më dëgjoni.  Dhe shpesh herë ndihej  e keqkuptuar. Njësoj si unë.”

Komentet e saj  për ndjenjën e keqkuptimit vijnë ndërsa përflitet se ajo dhe Ben Affleck i kanë dhënë fund martesës.

Javën e kaluar, Page Six mësoi se Affleck  ishte duke parë për shtëpi në zonën e Los Anxhelosit. Për më tepër, një burim pohoi për Us Weekly se çifti filloi të përjetonte probleme intensive martesore “disa muaj më parë”.

Fakti që krijuesja e hitit “On the Floor” “pëlqeu” një postim në Instagram që përshkruante një partner me tipare jo të shëndetshme vetëm sa nxiti spekulimet e ndarjes./Lapsi.al

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *