• |
ide | kryesore

UEFA “prenoton” stadiumet e finaleve europiane për vitet 2026 & 2027: ja ku do të luhen 6 finalet

Sport
UEFA


Përpara finales së Europa League, që do të zhvillohet në Dublin, Komiteti Ekzekutiv i UEFA ka përfituar nga rasti për tu mbledhur pikërisht aty për të diskutuar çështje të ndryshme në lidhje me futbollin europian. Më kryesorja natyrisht ishte zgjedhja e vendeve që do të presin finalet e kompeticioneve të UEFA-s për vitin 2026 dhe 2027.

Komiteti Ekzekutiv vendosi që finalja e UEFA Champions League për vitin 2026 të zhvillohet në Budapest në stadiumin “Puskás Aréna”. Vendimi për zhvillimin e finales së Champions në vitin 2027 në Milano në stadiumin “San Siro” për momentin është pezulluar deri në shtator. Ka një kusht, gjithësesi: Federata Italiane e Futbollit (FIGC) duhet të dorëzojë planin e rinovimit të stadiumit “San Siro”.

Në vitin 2026 finalja e UEFA Europa League do të zhvillohet në Stamboll në stadiumin “Beşiktaş Park”, ndërsa finalja e vitit 2027 në Frankfurt në stadiumin e Frankfurtit. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi që finalja e UEFA Conference League në vitit 2026 të zhvillohet në Lajpcig në stadiumin “RB Arena”, ndërsa finalja e vitin 2027 do të luhet në Stamboll në stadiumin “Beşiktaş Park”. Gjithashtu u vendos që finalja e UEFA Champions League për vajza në vitin 2026 të zhvillohet në Oslo në stadiumin “Ullevaal”.

Lexo më tejItalia është zyrtarisht e dyta në renditjen UEFA: hera e parë që nga 2006

U miratua edhe procedura e shortit për finalet e “EURO 2025” për vajza. Shorti do të hidhet në Lozanë, Zvicër më datë 16 dhjetor 2024. Kampionati Europian për vajza do të zhvillohet nga data 2 deri më 27 korrik 2025 dhe ndeshja hapëse dhe finalja do të luhet në qytetin e Bazelit. Qytetet e tjera që do të presin ndeshjet e Europianit për vajza janë Bern, Gjenevë, Lucernë, Sion, St. Gallen, Thun dhe Zyrih.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *