• |
ide | kryesore

Bes Kallaku fundos Xhensilën me dy vargje plot helm tek “Mosmirënjohja”

Arkiva, Paparazzi, Slider


Në muzikë, Bes Kallaku do të mbetur përherë një emër eksperimental. Jo më kot, në këngën më të fundit ku është pjesë, “Mosmirënjohja” peshën kryesore e mban këngëtarja Eli Malaj. Veç dy vargje që i ka shkruar vetë, Bes Kallaku ka dashur t’i lëshojë vetë në formën e një britme, nga ku ndjehet dhimbja për fundin e një martese të gjatë me Xhensila Myrtezajn.

“Nga mosmirënjohja unë ta ktheva shpinën/ A do mbash mëkatin, a do më bësh viktimën?” dëgjohet të thërrasë Bes Kallaku me dy vargje që bien si shigjeta me helm për ish-bashkëshorten, Xhensila Myrtzajn, këngëtaren që në këto kohë është më e zënë se asnjëherë tjetër me prenotime brenda dhe jashtë vendit.

Çifti nuk ka folur asnjëherë për arsyet e vërteta të ndarjes, megjithë spekulimet e shumta që janë bërë në media. Por nga teksti kuptohet se Bes Kallaku ka dashur t’i çojë një mesazh ish-bashkëshortes, të cilës në tekst i kujton edhe “peshën e turpit”.

Kënga është kthyer menjëherë në trend në rrjetet sociale, ndërsa ka gati 2 milion klikime në 48 orë në Youtube.


4 Comments

  1. Medet ku ka ren Shqipnia qe bwhet objekt kritike per nuziken dhe artin, nje cift sharlatan Cfar injorance e tallava..neveritshem fare

    1. Prandaj kemi ngel vetem 1 milin e 400 mij me shum hater po e them..
      Sepse ata qe kuptojne jeten artin kulturwn ia kan mbath sa syte kembet..sigurisht ketu perjashtohen cunat e mallit dhe eskortat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *