• |
ide | kryesore

Kore kundër të huajve dhe përshëndetje nαziste / Video shkakton indinjatë në Gjermani

Arkiva, Lajme, Të fundit
gjermani


Një vajzë me flokë bionde, me syze dielli dhe që këndon “Deutschland den Deutschen, Ausländer raus” (“Gjermania për gjermanët, të huajt jashtë”). Më tej janë disa djem me këmisha të bardha me mëngë të gjata dhe pulovra mbi supet e tyre që përsërisin refrenin. Njëri është më i zëshmi nga të gjithë, që ngre krahun në një përshëndetje si Hitleri dhe i afron gishtat tjetrit për të imituar mustaqet. Skena është filmuar në ishullin gjerman të Sylt dhe është parë miliona herë në Gjermani.

Një nga të parët që e postoi ishte Ruben Gerczikow, një aktivist kundër ekstremit të djathtë, i cili kishte marrë mbi 1.8 milion shikime. Video u shpërnda më pas edhe në profile të tjera derisa rrjeti X ndërhyri duke i mbuluar pamjet për shkak të ligjit në Gjermani që ndalon përshëndetjet naziste.

Reagoi edhe kancelari Olaf Scholz, i cili e quajti atë “të neveritshme”. “Këto janë slogane të papranueshme. Nuk mund të ketë asnjë dyshim për këtë. Dhe është e drejtë që të gjitha aktivitetet tona kanë për qëllim parandalimin e përhapjes së këtij fenomeni”.

Kënga “Deutschland den deutschen” është një remix i këngës “L’amour toujours” të Gigi D’Agostinos, me tekstin e rishkruar për të qenë një himn ksenofobik dhe i cili u miratua nga e djathta ekstreme në vitet 1990.

Një hit tekno që u bë shumë i njohur. “Të pasurit dhe të bukurit” e Sylt e dinë përmendësh. “Kushdo që këndon slogane naziste si “Gjermania për gjermanët, të huajt jashtë” është një turp për Gjermaninë”, tha Ministrja e Brendshme Nancy Faeser. ©LAPSI.al


9 Comments

    1. Prit sa te vijne nja 2 milion shqiptare qe jetojne ne bote, kur t’i debojne nazistet. Ju jeni gjithandej e njejta lloj kafshe qe nuk merr vesh kurre, pikerisht sepse eshte kafshe

  1. Shikoni dokumentarin EUROPA, THE LAST BATTLE (në europathelastbattle.net ose bitchute.com)

    Do te kuptoni shume ‘pse’!

  2. Prit sa te vijne nja 2 milion shqiptare qe jetojne ne bote, kur t’i debojne nazistet e sotshem. Ju jeni gjithandej e njejta lloj k.afshe qe nuk merr vesh kurre, pikerisht sepse eshte k.afshe

    1. Ti i shef gjerat mbapc. Nese Shqipetaret do viheshin me shpatulla pas muri dhe nuk do ta kishin aq te lehte te emigronin atehere do i interesonte me shume vendi i tyre, dhe do perpiqeshin ta benin Shqiperine nje vend me te mire.
      Megithate rri i qete nuk ka njeri pune me Shqiptaret, ne nuk kemi shume diference me Gjermanet, jemi gati njesoj. Problem jane emigrantet nga Afrika dhe Lindja e mesme. Ato e kane shkatarru fare Gjermanine. Shqiptaret max shesin droge dhe bejne ndonje vjedhje jo te dhunshme, ndersa ato levizin ne grupe 5-15 veta dhe cfar nuk bejne. Dhe pistolete po te kesh me vete nuk ke se cfare i ben 15 vetave. Perdhunimet ne grup, 10-30 veta jane shtuar ne menyre te frikshme. Zbulueshmeria dhe denimi i autoreve ka rene drastikisht aq sa shumica nuk marin mundimin ti denoncojne.

      1. Pederastët e lesbiket, pa dashur ti gjykoj keq, bëjnë parada e gjithfarë veprimtarish propogandistike e mbështeten edhe nga politika, ndërsa ata që duan vendin e tyre pa plehra emigrantë(që nuk integrohen), përbuzen e kritikohen

  3. Kane te drejte ke frike te dalesh rrugeve nates se te sulmojne afgane,sirian por vete i moren ne fund te fundit.

    Ne vecanti Merkel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *