• |
ide | kryesore

Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt heq dorë nga mbiemri i të atit

Paparazzi, Slider


Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Vivienne, ka vendosur të heqë dorë nga mbiemri i saj ‘Pitt’.

Në programin për muzikalin e ri ‘The Outsiders’, 15-vjeçarja renditet si ‘Vivienne Jolie’ dhe jo ‘Vivienne Jolie-Pitt’ konfirmon ‘People’.

Nuk është ende e qartë nëse Vivienne e ka ndryshuar ligjërisht mbiemrin. Megjithatë, ajo  nuk është e para nga gjashtë fëmijët e Jolie dhe Pitt që ka ndryshuar mbiemër vitet e fundit.

Vitin e kaluar motra e saj Zahara bëri diçka të ngjashme kur u shfaq në një video dhe thoshte: Jam Zahara Jolie.

Thuhet se këto ndryshime vijnë pas tensioneve të vazhdueshme që Pitt ka pasur me fëmijët dhe Jolie prej disa vitesh.

Dyshja u ndanë pasi aktorja  pretendoi se ai ishte i dehur dhe dhunoi fizikisht atë dhe fëmijët e tyre në një fluturim për në shtëpi pas një pushimi dy-javor me fëmijët e tyre në vitin 2016


1 Comment

  1. Nuk ka me te tmereshme se burri qe ushtrpn dhune ndaj gruas qofte psikologjike,qofte fizike.Nuk e kuptoj perse martohen keta meshkuj te semure,meshkuj depresive e qe nuk kurohen e thone pse te kurohemi jemi shume mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *