• |
ide | kryesore

46-vjeçari gjendet i pajetë nga familjarët, dyshohet se u vetëvrá

Lajme, Të fundit


Një 46-vjeçar është gjendur i pajetë nga familjarët para banesës së tij në fshatin Selcë e Poshtme të Pogradecit. Dyshohet se 46-vjeçari është vetëvrarë dhe se nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Informacion paraprak:

Mëngjesin e sotëm, në fshatin Selcë e Poshtme, Pogradec, përpara banesës së tij, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur shtetasi S. O., 46 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe sipas deklarimit të familjarëve, 46-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *