• |
ide | kryesore

Tentoi të kalonte 53 kg kànabis drejt Maqedonisë së Veriut, arrestohet 46-vjeçari

Lajme, Të fundit
Lojëra fati të paligjshme në Fier, 4 të arrestuar



Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia pasi u kap duke transportuar drogë në pikën kufitare të Qafë-Thanës. Gjatë kontrollit të ushtruar, policia gjeti në automjetin që drejtonte 46-vjeçari, 53.3 kilogramë me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në pako.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Restart 17”, për goditjen e një tjetër rasti të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Vihet në pranga 46-vjeçari, që dyshohet se do trafikonte me automjet lëndë narkotike, drejt Maqedonisë së Veriut. Sekuestrohen 53.3 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, një automjet dhe dy celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, pas një pune hetimore disamujore, të zhvilluar për goditjen e krimeve ndërkufitare, si dhe në vijim të zbatimit të masave në kuadër të planeve operacionale kombëtare ,”Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”, në drejtimin e Prokurorisë, në bashkëpunim me DVKM Korçë finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Restart 17”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi:

-Elton Graboska, 46 vjeç, banues në Korçë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, shërbimet e Policisë, gjetën në automjetin tip “Volkswagen” që ky shtetas drejtonte, 53.3 kilogramë me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në pako. Sasia e drogës, e cila dyshohet se do të trafikohej në drejtim të Maqedonisë së Veriut, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me dy celularë dhe automjetin.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rastito dhe për vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *