• |
ide | kryesore

U kap duke vjedhur një banesë, vihet në pranga 46-vjeçari në Himarë

Lajme, Të fundit



Një 46- vjeçar është arrestuar pasi u kap në flagrancë duke vjedhur një banesë në Himarë. Sipas policisë, dyshohet se 46-vjeçari ka vjedhur edhe një banesë tjetër në Himarë. Policia ka sekuestruar një shumë parash, orendi shtëpiake dhe produkte ushqimore që dyshohet se i ka vjedhur në dy banesat.

Është sekuestruar edhe furgoni që përdorte për të kryer vjedhjet, brenda të cilit u gjetën paratë dhe produktet ushqimore. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan vegla të ndryshme pune të cilat dyshohet se i ka vjedhur në një banesë më 24 mars, bashkë me disa pajisje elektroshtëpiake. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *