• |
ide | kryesore

BE-OKB: Izraeli të sanksionohet, tmerri duhet të marrë fund

Arkiva, Lajme, Të fundit


Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian janë angazhuar për herë të parë në një diskutim “domethënës” mbi sanksionet kundër Izraelit nëse ai nuk respekton të drejtën ndërkombëtare humanitare. Kështu raporton revista prestigjioze Politico.

“Kishte një konsensus shumë të qartë për nevojën për të mbështetur institucionet ligjore humanitare ndërkombëtare”, tha Ministri i Jashtëm irlandez Micheal Martin.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në vendimin e saj thekson se Izraeli duhet të ndalojë menjëherë ofensivën e tij në Rafah, në Rripin jugor të Gazës, dhe të hapë pikën kufitare Rafah për hyrjen e ndihmave humanitare. Por ky arsyetim nuk u mor parasysh nga kryeministri i shtetit hebre, Benjamin Netanyahu, i cili u zotua që të vazhdojë deri në fund luftën kundër Hamasit dhe elementëve të tij.

Përballë parlamentit izraelit, Netanyahu premtoi që të vijojë luftën deri në ngritjen e flamurit të fitores. Ndërkohë, Algjeria ka bërë thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të diskutuar bastisjet e fundit izraelite në Rafah.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres dënoi sulmin izraelit në Rafah, në Gazën jugore, i cili “vrau dhjetëra civilë të pafajshëm që kërkonin vetëm strehim nga ky konflikt vdekjeprurës”. “Nuk ka vend të sigurt në Gaza. Ky tmerr duhet të marrë fund”, shtoi ai në X.

Sakaq, ushtria izraelite nuk ka ndalur bombardimet në zona të ndryshme të Rripit të Gazës. Gjatë 24 orëve të fundit janë vrarë 6 civilë dhe u plagosën shumë të tjerë. Burimet nga spitalet në Gaza flasin për qindra të lënduar rëndë për të cilët nuk ka medikamente.

Protesta të shumta kanë prekur kryeqytete kryesore europiane dhe Shtetet e Bashkuara. Qindra demonstrues pro-palestinezë marshuan nën shi në Nju Jork për të shprehur zemërimin ndaj sulmeve të fundit izraelite në Rafah. Në Paris policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.


7 Comments

    1. Duhet ndalur kjo dore gjakatare cifute sa me pare! Cifutet po keekojne fundin e botes cifute,po se shpejti do ta gjejne!

    2. Ke lujt mensh ti apo cfare?
      Vertete mendon se do te shohim nje dokumentar 13 oresh? Aq me teper qe shumicen e gjeraveqe thuhen aty i dime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *