• |
ide | kryesore

Ekspertja: Ja profesionet që kërkohen nga Gjermania, çfarë është “karta e shanseve”

Arkiva, Lajme, Të fundit
Gjermania


Hygerta Ruçi, juriste dhe konsulente ligjore për të huajt, tha se nga data 1 qershor ka një lehtësim për sa i takon përzgjedhjes së profesionistëve në Gjermani. Ajo tha se ka një lehtësi nga pjesa ligjore, por do të ketë vonesa, ose një procedurë burokratike që do të kërkojnë kohën e saj, për dhënien e përgjigjes.

“Përzgjedhja e deritanishme ishte përmes një shorti, pra nuk kishte të bënte me aftësitë profesionale. Ndërsa nga 1 qershori kemi një ndryshim procedurash, fillimisht kemi një paramiratim që bëhet nga punëdhënësi, gjithashtu një tarifë paguhet nga punëdhënësi, ndërsa punëmarrësi duhet të japë një autorizim dhe kopje të pasaportës. Më pas procedura vijon nga punëmarrësi në ambasadat e Gjermanisë në vendet e ndryshme.

Nuk ka ndonjë kusht për të përfituar, fushat me mungesë punëtorësh janë gastronomia, hoteleri, janë shoferët e klasit B, janë ndihmësit, por duhet të dini që janë profesione ose fusha ku ka shumë orë pune dhe një pagesë jo aq të lartë”, tha Ruçi.

Sipas saj, çdo person ka të drejtën që të aplikojë për “kartën e shanseve”, mjafton që të ketë njohuri të gjuhës, por nuk ka të drejtë që të përfitojë nga ndihmat apo pagesat sociale. ‘Karta e shanseve’ është një lloj “green card” si në SHBA. Fillimisht do punojnë 20 orë në javë, pastaj po të sigurojë një kontratë pune, kjo është një mundësi e mirë”, tha ajo në rubrikën “Çështja e Ditës” në News24.


2 Comments

  1. Mundesi e lishit. Keta nuk duan punetore por skllever.
    Kete vit Gjermania ka pas renie ekonomike, jane mbyllur shume biznese. Ka punetore sa te duash, thjesht nuk pranon njeri te punoje per lemoshe.
    Keta duan te marin emigrante qe te punojne si skllever madje ne kundershtim me ligjin Gjerman edhe diten e shtune e te diele dhe te paguhen minimumin e lejuar.

    1. Pra ose skllevër në jermani ose rë shkërdhyer nga rama në shqipëri
      🤔

      Më mirë të ngrihet ky popull e të hedhë ramën në kosh dhe të jetojë si rob tamom në shqipëri

      Vetëm se ka një problem të vogël populli kurvë shqiptar nuk ngrihet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *