• |
ide | kryesore

Mitsotakis: E papranueshme si Shqipëria e trajtoi Belerin

Arkiva, Lajme, Të fundit
mitsotakis


Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis thotë se marrëdhënia mes Greqisë dhe Shqipërinë është komplekse. Sipas tij, janë dy shtete fqinje, “të dënuar” të jetojnë bashkë.

Në një intervistë dhënë për emisionin “Morning Zone” në televizionin “Action 24”, Mitsotakis foli edhe për fjalimin që kryeministri Edi Rama mbajti disa ditë më parë në Athinë. Sa i takon Fredi Belerit, Mitsotakis tha se mënyra se si çështja e tij u trajtua nga Shqipëria, është e papranueshme.

PJESË NGA INTERVISTA

Pyetje: Po. Tashmë zoti kryeministër po shohim shumë deluzione nga kryeministri shqiptar Edi Rama, më i fundit është pretendimi për ndryshimin e emrave të shqiptarëve që jetojnë këtu në vendin tonë. A do ta ndaloni përfundimisht anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian?

Mitsotakis: Marrëdhënia jonë me Shqipërinë fqinje është komplekse dhe duhet të them se mënyra se si Shqipëria e trajtoi kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës ishte krejtësisht e papranueshme. Ai është kandidat (për Parlamentin Europian), jo i vetmi, ne kemi në fletëvotim dy kandidatë nga minoriteti etnik grek i Shqipërisë.

Por përtej kësaj, mund të them edhe një gjë: ne kemi qindra mijëra shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në vendin tonë. Fëmijët janë shtetas grekë, janë bashkuar, besoj, do të thosha në mënyrë harmonike në shoqërinë greke, shkojnë në shkollë, studiojnë. Mendoj se çdo gjë që helmon marrëdhëniet mes dy popujve nuk është e mirë. Jemi fqinj, jemi “të dënuar” të jetojmë bashkë.

Përtej kësaj, Shqipëria duhet të dijë, dhe e njëjta gjë vlen jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Maqedoninë e Veriut, se ka rregulla në lidhje me rrugën e saj evropiane. Dhe respekti për shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut dhe minoritetet është një bërthamë qendrore e asaj që ne e quajmë “acquis evropiane”, të cilën Shqipëria duhet ta respektojë.

Pyetje: Pra, me një lirim të mundshëm të Fredi Belerit, a mendoni se kjo do t’i ndihmonte sadopak marrëdhëniet Greqi – Shqipëri, për të zbutur gjithë këtë tension?

Mitsotakis: Besoj se… Le të shohim fillimisht se çfarë do të ndodhë në zgjedhjet evropiane. Ka mundësi që këtë çështje ta zgjidhin vetë qytetarët grekë me zgjedhjen që do të bëjnë për Parlamentin e ardhshëm Europian. ©LAPSI.al 


3 Comments

  1. Të ndëshkohet si sulm mbi institucionet! Neveri për Berishën që tha se u rrah me urdhër të Ramës,salihut i shkoje jeta politike kriminale vrtem duke dal bllof per cfare thote,ne ballkon do ngordhesh o serbi salih
    Foli dhe salihu grek

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *