• |
ide | kryesore

Nicki Minaj kritikohet për komentin rreth Princeshë Diana

Paparazzi, Slider


Nicki Minaj mori komente të ndryshme nga fansat pasi kërkoi një moment heshtje për “shoqen e saj të dashur” Princeshën Diana në një koncert gjatë fundjavës.

Reperja e “Super Bass” po performonte në skenë në Birmingham të Anglisë, të dielën, kur ia dorëzoi mikrofonin rozë një të pranishmi që deklaroi se ishte nga Uellsi. Minaj gjeti momentin për të lidhur qytetin e lindjes së të ftuarit me të ndjerën mbretërore – Princesha e Uellsit kur ishte e martuar me mbretin Charles III.

Uells! Gjithmonë më kujton një shoqen time të dashur – ajo nuk është më mes nesh – Princesha e Uellsit”, tha ajo me një theks britanik gjatë koncertit të saj, për një video të TikTok.

Artistja, më pas ndaloi dhe bëri thirrje për një “moment heshtjeje” për princeshën e ndjerë për disa sekonda, ndërsa publiku u bë pak më i qetë.

Nuk kaloi shumë kohë që videoja u bë virale dhe fansat ta ngacmonin Minaj për theksin e saj dhe duke e quajtur princeshën Dianën “shoqen e saj të dashur”.

“Një mike e imja, ajo ka vdekur që 1997,” komentoi një person nën videon e TikTok. “Që kur është princesha e Uellsit një shoqe e dashur për të ,” pyeti dikush tjetër. “Një shoqja ime e dashur… Ajo ishte 14 vjeç kur vdiq Diana”, ndau dikush në X.

Megjithatë, njerëzit e tjerë i dhanë meritën asaj për pauzën dhe duartrokitën theksin e saj.

“Mbretëresha jonë fjalë për fjalë i bën respekt Dianës ,” shkroi dikush nën videon e TikTok, ndërsa një tjetër shtoi, “momenti i heshtjes ishte shumë i lezetshëm”, shkroi një person në X.

Nicki ka shprehur më parë dashurinë dhe admirimin e saj për Princeshën Diana dhe madje publikoi këngën hit “Princess Diana” me Ice Spice në prill 2023. /Lapsi.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *