• |
ide | kryesore

Protesta para bashkisë së Tiranës, ndalohet 49-vjeçari, procedohet një tjetër

Lajme, Të fundit


Një 49-vjeçar është ndaluar nga policia e Tiranës pas protestës së zhvilluar të martën, para bashkisë. Po ashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. B., 22 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar më datë 28.05.2024, përpara bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaloi shtetasin:

– S. B., 49 vjeç, banues në Thumanë, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë. Ky shtetas është ndaluar dhe më datë 08 maj, në lidhje me protestën e datës 07 maj 2024.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. B., 22 vjeç, banues në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


3 Comments

  1. “Njoftimi i policisë:

    – S. B., 49 vjeç, banues në Thumanë, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Vrasja me dashje” …”

    Po për korrupsionin dhe vjedhjet e grupit Veliaj që kanë prishur qetësinë e një populli të tërë, keni ndonjë gjë për të thënë ju policia?! Kur do bëni ndonjë arrestim të tyre që kështu të shmangni dhunën e njerzve të zakonshëm?!!

    Dhuna e popullit e ka një arsye. Përqëndrohuni tek shkaku dhe jo pasoja!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *