• |
ide | kryesore

Analiza/ Hija e Belerit mes Ramës dhe Mitsotakis

Arkiva, Kryesore, Lajme
Beleri Rama mitsotakis


Nga Elona Elezi, DW/Prillin e këtij viti, kohë kur debati për dënimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri ishte në pikun e tij, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe partia që ai përfaqëson “Demokracia e Re” propozuan zyrtarisht emrin e Belerit si kandidat për euro-deputet. Lajmi ngjalli debate në të dyja anët e kufirit, ku mes fqinjëve ekziston teknikisht ende Ligji i Luftës që nga viti 1940. Mitsotakis u kritikua lidhur me këtë kandidim edhe nga partia më e madhe opozitare e vendit të tij, SYRIZA. Kjo është hera e parë që një kandidat për në Parlamentin Europian ndodhet në qeli.

“Beleri” – Pro dhe kundër

“Ky është një akt i paprecedent, i cili nuk ka ndodhur më parë dhe nuk besoj se do të sjellë ndonjë rezultat në pritshmëritë e zotit Mitsotakis për të zgjuar votat e fjetura nacionaliste greke e aq më tepër për të realizuar lirimin e zotit Beleri nga burgu. Në qoftë se një pjesë e opozitës bëri gabim kur e kandidoi Belerin për kryebashkiak të Himarës, Mitsotakis po bën një gabim të dytë edhe më të madh, duke e kandiduar atë për deputet të Parlamentit Europian. Ky akt politik mund t’i kthehet në bumerang. Ka qindra figura të tjera të nderuara që kanë shtetësi shqiptare dhe greke, të cilët mund të përzgjidheshin si kandidatë dhe do ta ndihmonin më shumë zgjerimin e bazës elektorale të kësaj partie, sesa një personazh problematik si Beleri” – thotë për DW Arben Çejku, ish-ambasador, drejtues i “Qendrës Shqiptare për Qeverisje të Mirë”.

Për Marin Sulin, përfaqësues i Omonia-s, kandidimi i Belerit është një lajm i mirë. “Kandidimin e zt. Beleri për euro-deputet e shoh si një qasje pozitive në raport me demokracinë e mohuar në Shqipëri. Po ashtu, e shikoj si një proces normal brenda nje vendi demokratik dhe evropian siç është Greqia, kandidim i cili buron nga propozimi dhe kalimi nëpër filtrat e seleksionomit të kandidaturave brenda Demokracisë së Re dhe lexim i qartë i sondazheve paraprake, sondazhe të cilat e nxjerrin zt. Beleri fitues, madje me një numër të madh votash. Në kundërshtim me ata që janë skeptikë, unë besoj që kjo zgjedhje është një lajm i mirë në radhë të parë për opozitën, por edhe për popullin shqiptar në përgjithësi”.

Barka: Beleri po përdoret nga partia e kryeministrit grek

Panajot Barka ka punuar prej vitesh si korrespondent nga Shqipëria për Agjencinë Greke të Lajmeve. Qëndrimi personal për çështjen Beleri i ka kushtuar vendin e punës. “Beleri si individ dhe i paraqitur si mbrojtës i të drejtave të minoritetit etnik grek, përdoret nga partia e kryeministrit grek për të krijuar një mburojë penguese të rrjedhjes së votave të kësaj partie drejt së djathtës ekstreme. Pra, një çështje e cila u promovua si një “aset kombëtar grek”, përdoret për qëllime të brendshme politike dhe ideologjike. Kjo ka ndezur një debat të fortë politik në Greqi. Ka një pasojë të dyfishtë edhe për minoritetin grek në Shqipëri. Së pari, si ai, ashtu edhe grupimi politik që përfaqëson, nuk kanë mbështetjen reale të këtij minoriteti. Por edhe sikur ta pranojmë këtë, atëherë mbrojtja e këtyre të drejtave ndodh këtu, pranë këtij minoriteti. Pra e kërkon atë këtu dhe jo duke e eksportuar jashtë tij, qoftë edhe në Parlamentit Evropian. Së dyti, qëllimi i publikuar i Demokracisë së Re për kandidimin e tij, e identifikon Belerin me ekstremin e djathtë, madje me ndikim të rëndësishëm atje. Kjo e dëmton shumë minoritetin!” – thotë Barka për Deutsche Wellen.

Christopoulos: Beleri nuk doli nga hiçi

Për ekspertin e shkencave politike, të drejtave të njeriut dhe pakicave, Dimitris Christopoulos, njëkohësisht dekan i fakultetit të Shkencave Politike në Universitetin “Panteion” në Athinë, shprehja: ‘Duhen dy vetë për të kërcyer tangon’, i përshtatet më së miri kësaj situate.

“Sigurisht që Mitsotakis mban përgjegjësitë e veta personale për përzgjedhjen e Belerit për në Parlamentin Europian, por ky vendim duhet parë në kontekstin e veprimeve të mëhershme të të dyja palëve. Nëse Beleri nuk do të ishte në burg, ai nuk do të ishte kurrë kandidat. Pra, nëse duam të jemi të drejtë për këtë çështje, atëherë askush nuk është i pafajshëm. Edhe pse të ndash përgjegjësitë nuk nënkupton që të dyja palët kanë të njëjtën dozë përgjegjësie. “Belerizimi” i marrëdhënieve greko-shqiptare është kryesisht nismë e Athinës. Dhe nëse duam të kuptojmë me të vërtetë se çfarë po ndodh sot në rajon, duhet të lexojmë në mënyrë të paanshme dhe pa pasione kombëtare se çfarë ka ndodhur në Himarë gjatë shekullit të kaluar dhe veçanërisht pas mbarimit të Luftës së Ftohtë. Himara u shndërrua në fushë-betejën e përplasjeve të nacionalizmit grek dhe atij shqiptar. Këtë po e paguajmë sot. Shqipëria duhet të pranojë që ka grekë në Himarë që kërkojnë pronat e tyre. Kjo nuk i vjen në ndihmë planit për ta kthyer Himarën në një parajsë mega-turistike, por nuk është fundi i botës. Beleri nuk doli nga hiçi. Nëse duam vërtet të kuptojmë se kush e bëri atë një figurë të fortë politike, atëherë themi të dyja palët, pala greke dhe pala shqiptare”.

Deutsche Welle kontaktoi edhe me përfaqësues të qeverisë dhe të opozitës greke për këtë çështje, por ata nuk iu përgjigjën kërkesës sonë për koment.

Gjyq juridik apo politik?

Që nga çastet e para pas arrestimit të Fredi Belerit në Himarë, nga vetë ai por dhe përfaqësues të pakicës greke në Shqipëri, është pretenduar për një proces të montuar politik. Këto pretendime janë hedhur vazhdimisht poshtë nga kryeministri Rama, i cili ka këmbëngulur se çështja “Beleri” i përket vetëm gjyqësorit.

“Ne tashmë nuk kemi më pretendime, por kemi prova shkresore dhe shkencore të dhëna nga vetë SPAK-u, që zt. Beleri është viktimë e një procesi politik të montuar dhe të manipuluar nga zt. Rama” -thotë Marin Suli. Sipas tij prokuroria ka falsifikuar dokumente dhe ka shkelur hapur ligjin. Besimi i vetëm që ata kanë, sipas Sulit, është gjykata e Strasburgut.

“Nëse kryeministri shqiptar do të donte që bota të besonte se kjo është një çështje gjyqësore, ai duhet të përmbahej me deklaratat që thoshte në televizion kundrejt Belerit, pak ditë para se Beleri të arrestohej. Unë nuk jam në pozitën për të ditur se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, por ajo që di është se praktika të tilla për të cilat u burgos kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, nuk janë të rralla në Shqipëri. Le flasim seriozisht … unë jam i fundit që do të thosha që kryetari i Bashkisë Himarë është i pafajshëm. Sidoqoftë në Shqipëri ka shumë të tillë që janë ende të lirë dhe të suksesshëm. Ky është problemi. Nga ana tjetër, Athina mban një përgjegjësi madhore për promovimin e një personi të tillë për të mbrojtur interesat e pakicave. Faji i dytë madhor i diplomacisë greke është pritshmëria që Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i respektojnë pretendimet e Athinës për këtë çështje. Por kjo nuk është kështu dhe tashmë jemi në një ngërç” – analizon profesor Christopoulos.

Për ish-diplomatin Çejku, akuza për blerje votash duhet hetuar e dënuar, por ai heq paralele me të kaluarën, kur personazhe të mazhorancës aktuale qeverisëse janë akuzuar për blerje votash në përmasa edhe më madhore, por nuk janë dënuar. “Mos vallë ai u kap pikërisht sepse “bleu pak vota”, ndërkohë që personazhe të tjera të mazhorancës “kanë blerë shumë vota” dhe ndoshta për këtë “meritë” as nuk hetohen as nuk dënohen? Në anën tjetër, gjykoj se Greqia u nxitua në përfshirjen dhe ndërhyrjen e saj, duke paragjykuar që në fillim hetimet dhe procesin gjyqësor. Athina duhej të mjaftohej me monitorimin e procesit dhe në fund, bazuar mbi fakte, të hartonte një raport mbi të gjitha pretendimet. Por, me reagimet e shpeshta emocionale, deklaratat politike në distancë, hetimi dhe gjykimi ndaj zt. Beleri ra në kurthin e një procesi juridik të paragjykuar e të politizuar. Se kush e politizoi më shumë këtë, do të jenë të tjerë që do ta analizojnë në të ardhmen, por ndërhyrjet pa takt të Athinës zyrtare nuk sollën asnjë dobi as për Belerin dhe as për klimën e marrëdhënieve mes dy vendeve”.

Ngërç i (pa) zgjidhshëm?

Për Panajot Barkën zgjedhja e Belerit do t’i ndërlikonte akoma më shumë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, sidomos në raport me Bashkimin Europian. “Beleri me tri dënime penale, dy për çështje etnike në të dy anët e kufirit dhe një tani për korrupsion zgjedhor, krijon një handikap ose një ngërç, jo lehtësisht të kapëcyeshëm”.

“Unë mendoj se çdo akt që minon demokracinë, lirinë e të drejtave të njeriut dhe Kushtetutën e vendit, vështirëson rrugën evropiane të Shqipërisë. Në rastin konkret janë të përfshira dhe shkeljet e rënda të një pjese të popullsisë që gëzon dy-shtetësinë, atë shqiptare dhe greke” – argumenton Marin Suli.

Megjithatë kryeministri Rama u shpreh i vendosur pak kohë më parë, kur u pyet për pengesat që Greqia mund të vendosë sërish për anëtarësimin e vendit në BE. “Nuk besoj se do të vazhdojë shqetësimi i Greqisë deri në 2030-ën dhe nëse do të mbetet kjo punë te Beleri, nami u bëftë, mos hyfshim kurrë në BE”.

“Gjatë viteve të fundit, sjellja greke ndaj shqiptarëve në Greqi dhe pakicës greke në Shqipëri ka provokuar dhe kultivuar një mungesë besimi tek pala shqiptare. Nuk hezitoj të them se Athina mbart një peshë më të lartë përgjegjësie në këtë përshkallëzim, duke qenë më e fortë dhe ajo nga e cila pritet më shumë maturi. Tashmë, pala shqiptare ndjen se ka fuqinë për të reaguar përmes krenarisë kombëtare. Unë e kuptoj, megjithatë duhet t’u kujtoj të dyja palëve se një krenari kombëtare me qëllim të mirë mund të shndërrohet lehtësisht në nacionalizëm dhe arrogancë të ashpër. Dhe këto nuk janë “këshillues” të mirë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Greqia dhe Shqipëria kanë gjithnjë e më shumë arsye të mira për të gjetur marrëveshje dhe për të nisur një kapitull të ri. Ka gjëra shumë më tepër të rëndësishme për t’u marrë në të ardhmen” – përfundon Christopoulos.

Elona Elezi/ DW, titulli origjinal: “Belerizimi” i marrëdhënieve greko-shqiptare dhe pasojat


12 Comments

  1. Eshte e nevojshme qe shteti grek te tregoje vlerat e demokracis europiane .Ka ardhur koha e zgjidhjes se ceshtjes Çame,njohja e pakicave kombetare ne greqi,heqja e ligjit te luftes,njohja e pronave te qytetareve Shqiptare ne greqi,mesimi gjuhes dhe kultures Shqipe ne shkollat greke per femijet e emigranteve.Beleri eshte çeshtje midis saliut,likes edhe agimit te kar te.

    1. Himara Autonome
      Paa se te jepni mendime per ceshtjen shqipetare te wuajtur Arvanitas duhet te shikoni rrealitetin e zhvillimit te shoqeris Arvanitase
      Arvanitasit u ben njesh me popullin Grek Arvanitasit i dhe greket i bashkon nje fe nje kom nje kulture d
      Nje gjuhe
      Arvanitasit jane pjes perberese e meglatures Greke
      Nuk jane greket meglatur e Arvanitasve
      Camet si mesilmanet e shqiperis bashkepuntore me pushtus dhe rracista ekstremista
      Ku kane krier vepra kultit fetar dhe kriminal popullor kunder popullsis orthodhokse epirotase
      Shkollat apo aresimi i shqipes nuk diktohet por mbrohet nga vet populli ku perfaqesohet
      Shkrime dhe kerkesa te cilat skane asnje kuptim dhe baze
      Gerwishtja esht mijera vjet e shkruar shqipja 100vjecare
      Emigrantet shqipetar te hapin shkolla shqipe me shpenzimet e veta dhe godiat e veta shteti grek si ndalon
      Shqiperia shkollat we ka ndertuar Kostandin Zhapa per te msuar gjuhen greke ne Epir ishin 145 shkolla
      Qeveria e shqiperis i nbilli dhe ne keto shkolla u zvendesua me shqipen
      Epiri esht grek nuk esht shqipetar
      Epirin shqipetar e beri vatikani me Turqine por ne fakthistorik esht epiri Helen me mbretin Pirua i Epirit
      Dhe jo epiri i Haxhi Qamilit apo i Ali Pashes
      Keto pretendine shqipetare segsistojne me rrealitetin

  2. Himara Autonome
    Denimi i zBelerit
    Esht denim politik rrasist nacjonalist shqipetar
    E them me plot bindje faktike kohore
    E cila esht percaktuar faktikisht nga qeverit dhe shteti shqipetar
    Gjat periudhes se krijimit te shtetit shqipetar esht provuar dhe vertetuar urejtja e weverive dhe politikes se shqiperis mbi krahinen e Himares dhe popullaten greke te Epirit
    Ne zhimsre cdo qeveri we ka shkuar ka ber krime nacjonaliste duke vrar burgosur dhe plackitur kulturen demokracin dhe pronat e Himares
    Ligjet makaber te shtetit shqipetar asedhe nje here skane zbatur portokollet dhe mareveshjet e Evropes per Himaren dhe minoritetin grek dhe greket e Epirit
    Shqiperia kerkesat per te drejtat e grekeve te Epirit
    U esht pergjigjur me urejtje dhe krime nacjonaliste ekstremiste
    Pse u zghodh zBeleri si personazh kresor politik nga ana e greqis
    Figura komuniste esht nje figur e cila ka shemtuar demokracin dhe esht nje epitet partjak i cili esht percaketuar nga historia si pjell e djallit
    ZBeleri esht rritur ne greqi ka stjuduar ne Greqi ka wen krietar i sillogut te Himares
    Perfaqesus i popullit Himarjot ne Greqi
    Krietar i pmonjes
    Nje luftetar i helenizmit ku mbron ptonen kulturen pronen Himarjote jasht eklipsit kriminal komunist shqipetar
    Pra nje njeri i pregatitur ideollogjikisht nga kultura dhe dashuria per Himaren
    Ku socjalistet dhe demokratet e krahines se Himares
    Jane bashkefajtor me shtetin shqipetar per shkaterimin e Himares dhe grekev te Himares dhe Epirit
    ZBeleri sesht ne meglaturen e ketij programi
    Por esht i pa mvarur ne rrugen e tij politike duke ndjekur rrugen e se veryetes historike te Himares dhe krahines se saj
    Pra per keto cilesi vendosmeri dhe dashuri per krahinen e Himares dhe mbar helenizmin Epirotas i takon zBelerit te trajtoje dhe te rrekomandoje zgjifhjen e problemit Himarjot dhe ate mbar Epirot
    Boll me santashe dhe me komuniste dhe spijunet e saj
    Se Himares dhe Vorjo Ipiros i vute zjarin

    1. Ai Bjeleri jot o gjakprishur, nuk eshte zoteri, aq me pak i shkolluar. Ai eshte thjesht nje terrorist anadollak, qe sdi te lidhi dy fjal. Eshte vrases, pasi dihet qe ka marr pjes ne masakren e Peshkepis. Nqs eshte i pafajshem (kur dihet qe eshte kapur me presh ne dore) le te shkoj ta vertetoj ne Strasburg, po jam shum i sigurt se provat ndaj tij jan te pakontestueshme. Nuk behet kurr vrasesi zoteri, a more vesh ti o bolja e ekstremit te djatht? Ti duhesh arrestuar direkt per perhapje dhe nxitje te urrejtes midis dy vendeve. Ti je nga ata qe jo vetem nuk ndihmoj komunitetin e atyre pak grekeve qe kan ngel ne Himar, po i demton keq interesat e tyre me shovinizmat e tua te karit Vorioepiri e kari ne pidh. Kur ne Greqi tu besh analizat e adn, skan lidhje fare me greket e kohes se tyre e lere me pastaj me fol per vorioepira e idjotesira shoviniste greke. Pa arvanitasit (shqiptaret ortodoks) Greqia as pavarsin sdo kishte marr, do flisin turqisht sot, keshtu qe boll na hape karin me propagand shovinisto-fashiste greke, bythqir gjakprishur.

      1. Himara Autonome
        Une jam nje propogandistik i te vertetes dje rrealitetit te ceshtjes mbar Himarjote
        Kam prejardjje politike dhe njohuri historike njof ligjet e Evropes dhe standartet Homarjote
        Nuk jam perkras i partis demokratike
        Partia demokratike esht parti koministe e perber nga sigurimasit e Hoxhes
        Ine jam denuar nga partia demokratike
        Mesht tentur te me marin femijet
        Mkishin ne shinjester sigurimasit per te me vrare
        Kur te vije koha do ti diskretitoj nepermjet televizorit
        Pra gabohesh rrende si ne gjith komentet e tjera
        Une jam grek dhe perfaqesus i AUTONOMIS SE HIMARES
        NUKRRESPEKTOJ ASNJE PARTI SHQIPETARE NE HIMARE
        UNE VOTOJ DHE RRESPEKTOJ TE GJITHA PARTIT WE PERFAQESOJNE HELENIZMIN

    2. ja lexoni kete siper ju dumbabistat e Saliut me ke keni ber stan. U qit me vorioepiriotet per inat te Rames. Mir Saliu se ka hallin e njolles, po ju kaq sylesh te jeni qe te mos arrini te kuptoni se ne mullirin e kujt po coni ujin? Qe po ndihmoni tipa si ky fekalja shovinisto-fashiste greke ketu siper?

      1. Armiku i popullit
        Lloji i juaj qe shani dhe ofendoni esht si lloji i kafsheve
        Metaliteti kultura dhe teoria e juaj ne ballkan sado te perziheni me E evropen mbeteni kafshe me brire dhe dalloheni nga kafshet e tjera
        Por briret e medhenj kanje kusht kur rriten shume
        Bota ka kasap dhe ju a pret
        Pra mendoj se vetem kasapi u a gjen diagnozen e sherimit

  3. Le të mos flasim për një moment,për figurën e Belerit.
    “Saliu bëri një provokim të pisët nacionalist duke vendosur një fashist antishqiptar për kandidat në Himarë,ku pakënaqësia ndaj Goros ishte në kulm dhe kushdo himariot mund të fitonte atje…
    Edi gaboi që bëri presion dhe kërcënime për këtë Belerin gjatë fushatës.
    Arrestimi për mua ishte i drejtë,përsa që Gjykata e njohu si të ligjshëm.
    Greqia u ngatërrua kot në këtë çështje sepse po ishte vendim Gjykate presioni diplomatik nuk pi ujë,aq më tepër që Europa e duroi gjatë pordhën greke për çështjen e Maqedonisë dhe nuk do t’a dëgjonte për këtë rast.”
    Kjo do ishte idealja…
    Nëse gjërat kanë ndodhur kështu duhet të jemi të qetë.
    Po deshët ju,e lemë kështu.
    Dhe greku të na marrë të keqen….
    Ama, kur të trokasin te dera jonë për të na marrë shtëpinë se do bëhet pallat i ri për të larë lekët e dubajsave,për të na marrë pronën se në fakt është e mamasë të Edi Ramës,ndjesë pastë,dhe duhet t’a marrë i zoti,për të na burgosur se nuk do t’i paguajmë më dot detyrimet se jemi pa punë,kur të vijë rrugaçi të të marrë vajzën nga dora ,kur të na përzenë nga vendi…atëhere mos u ndjeni!
    Atëhere Greqia nuk ka punë dhe Drejtësi nuk ka,Europa nuk ka e ka ngenë dhe Media nuk del dot kundër Ramës.
    Mos më kërko ndihmë mua,se harxhon fjalën kot.
    Vdiq ,miku im, vdis se po vdes për Shqipërinë europiane 2030!

    1. ti ke shum te drejt. Po te drejt kan edhe ata te cileve u zaptuan e vodhen token ata qe zbriten nga malet. Saliut i interesonte se i kishte votues dhe beri gjemen e dyt me te madhe ne ceshtjet e pronesis, pas ligjit te famshem qe i beri tokat shqiptare me dy pronar. Edhe Basha me 300 nordiksa i kapi ata te treni e i zbythi me dajak, se do fillonte zgjerimi i unazes qe e perfundoi Lali Eri. Pra abuzimi nuk ka ardhur vetem nga nje pal po nga cdo pal ne pushtet. Leket qe duhet te paguajn taksapagusit shqiptar nga vendimet e strasburgut qe kan rrezuar vendimet arbitrare te gjykatave shqiptare jan ber mullar. Dhe asnje nuk ka mbajtur asnjeher pergjegjesi. E pysin Ramen per Becchettin, thot kush eshte ky, ku per qejfet e veta i ka len taskapaguesve shqiptar qindra miliona euro borxhe ndaj Becchettit. Ceshtja e pronave mbetet plaga me e madhe shqiptare. Sa per Bejlerin, per mua duhet te kalbet ne burg jo si hajdut votash por si terrorist dhe vrases i ushtareve shqiptar ne kufi, ne Peshkepi (te shpallur deshmoir te atdheut nga salu, qe me pas vrasesin e tyre e beri kandidat te opozites). Familjaret e tyre akoma nuk kan marr drejtesi dhe vrasjet nuk parashkruhen. Duhen hapur hetimet dhe ai bythqir duhet denuar si vrases.

  4. Himara Autonome
    Paa se te jepni mendime per ceshtjen shqipetare te wuajtur Arvanitas duhet te shikoni rrealitetin e zhvillimit te shoqeris Arvanitase
    Arvanitasit u ben njesh me popullin Grek Arvanitasit i dhe greket i bashkon nje fe nje kom nje kulture d
    Nje gjuhe
    Arvanitasit jane pjes perberese e meglatures Greke
    Nuk jane greket meglatur e Arvanitasve
    Camet si mesilmanet e shqiperis bashkepuntore me pushtus dhe rracista ekstremista
    Ku kane krier vepra kultit fetar dhe kriminal popullor kunder popullsis orthodhokse epirotase
    Shkollat apo aresimi i shqipes nuk diktohet por mbrohet nga vet populli ku perfaqesohet
    Shkrime dhe kerkesa te cilat skane asnje kuptim dhe baze
    Gerwishtja esht mijera vjet e shkruar shqipja 100vjecare
    Emigrantet shqipetar te hapin shkolla shqipe me shpenzimet e veta dhe godiat e veta shteti grek si ndalon
    Shqiperia shkollat we ka ndertuar Kostandin Zhapa per te msuar gjuhen greke ne Epir ishin 145 shkolla
    Qeveria e shqiperis i nbilli dhe ne keto shkolla u zvendesua me shqipen
    Epiri esht grek nuk esht shqipetar
    Epirin shqipetar e beri vatikani me Turqine por ne fakthistorik esht epiri Helen me mbretin Pirua i Epirit
    Dhe jo epiri i Haxhi Qamilit apo i Ali Pashes
    Keto pretendine shqipetare segsistojne me rrealitetin

  5. Buzhala ka shprehur indinjatën e tij në rrjetet sociale për sulmin që një grup militantësh të Rithemelimit i bëri Veliajt, kur ai u paraqit si person në dijeni në SPAK. “Kur llogaridhënia shoqërohet me turma që shajnë, që klithin, që gjuajnë, që janë të gatshëm të të sulmojnë edhe fizikisht, kemi të bëjmë me linçim”, ka deklaruar ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *