• |
ide | kryesore

Silvinjos i mungojnë tre lojtarë, therret dy nga U21: Gjimshiti, Seferi e Abrashi bashkohen me kombëtaren në Graz

F1, Sport, Video
Abrashi


Kombëtarja shqiptare ka kryer pasditen e sotme në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Europian “Gjermani 2024”. Në këtë seancë janë stërvitur 23 lojtarë, të cilët morën ngarkesë të plotë fizike. Kanë munguar Abrashi, Gjimshiti e Seferi, të cilët kanë ende ndeshje për të luajtur me skuadrat e tyre.

Portieri Elhan Kastrati nuk është stërvitur me grupin për shkak të një gjendje gripale. Ndërsa, Berat Gjimshiti, Taulant Seferi e Amir Abrashi do të bashkohen me skuadrën në Austri, për shkak të impenjimeve me ekipet e tyre. Në seancën e sotme stërvitore me ekipin A u bashkuan edhe dy lojtarë nga Kombëtarja U-21, Rejan Alivoda dhe Erald Maksuti.

Kuqezinjtë fillimisht punuan në palestër, ndërsa më pas dolën në fushën e lojës, aty ku zhvilluan seancën stërvitore nën urdhrat e trajnerit Silvinjo dhe stafit teknik.

Lexo më tej204′ me Lecce e asnjë me kombëtaren: kush është Medon Berisha, për të cilin Sylvinho la në shtëpi Baren

Kombëtarja do të qëndrojë në Tiranë deri të premten dhe më pas ekipi do të niset drejt Austrisë, ku do të përgatitet dhe do të zhvillojë edhe dy ndeshje miqësore ndaj Lihtenshtejnit (3 qershor në orën 20:00) dhe Azerbajxhanit (7 qershor në orën 19:00), në “Haladás Sportkomplexum”, Hungari.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *