• |
ide | kryesore

Selena Gomez flet për romancën me Benny Blanco

Paparazzi, Slider


Selena dhe partneri i saj, producenti Benny Blanco po e marrin seriozisht idenë e një të ardhmeje së bashku.

Në një intervistë të fundit për revistën “Time”, Gomez u pyet për romancën me Benny-n dhe planet për fëmijë.

Unë e di se çfarë mund t’u shkaktojnë njerëzit atyre që duan. Fansat e mi, të cilët i adhuroj dhe ndiej sikur më kanë formuar për atë që jam, mund të më thonë gjëra që më lëndojnë për mënyrën se si e jetoj jetën time.
Por, Benny ka forcën në vetvete që asnjë nga këto zhurma të jashtme të mos më ndikojë. Është me të vërtetë e rrallë dhe unë thjesht çmoj çdo moment me të,” tha artistja.
Ajo gjithashtu zbuloi se kishte menduar të adoptojë një fëmijë edhe nëse nuk do të kishte gjetur partner pasi për një periudhë të caktuar kohe ka qenë e vështirë gjetja e njeriut të duhur.
Unë isha vetëm për pesë vite dhe u mësova shumë me këtë fakt. Shumë njerëz kanë frikë nga të qenit vetëm dhe unë ndoshta e kam torturuar veten në kokën time për dy vjet vetëm, por e pranova disi.
Më pas bëra një plan, që do ta adoptoja një fëmijë në moshën 35-vjeçare edhe nëse nuk do të kisha takuar askënd,” shtoi këngëtarja.

Gomez dhe Blanco nisën romancën e tyre në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar. Dyshja dolën publikisht  në rrjetet sociale ku këngëtarja postoi një unazë të dhuruar nga ai duke nxitur spekulimet për fejesë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *