• |
ide | kryesore

Shiti 82 kg kokaìnē, shqiptari dënohet me 9 vite burg në Zvicër

Arkiva, Lajme, Të fundit
Zvicër


9 vjet burg dhe 12 vjet dëbim nga Zvicra ishte dënimi me të cilin gjykata penale e Luzernit dënoi një 37-vjeçar shqiptar. Ai është shpallur fajtor për posedim kokaine dhe trafikim. Përveç kësaj ai akuzohet për pastrim parash dhe hyrje dhe qëndrim të paligjshëm në vend.

37-vjeçari tashmë i dënuar, gjatë gjashtë muajve deri në arrestimin e tij thuhet se ka shitur gjithsej 82 kilogramë kokainë në 17 kantone.

I akuzuari është babai i një djali të mitur me banim në Shqipëri. Ai ka deklaruar se i kishte lindur një borxh prej 20 mijë eurosh me pronarin e një lokali bastesh. Ai i ofroi t’i shlyente borxhet në Zvicër dhe i ka premtuar një pagë mujore prej 3000 frangash për shitjen e drogës.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *