• |
ide | kryesore

Biden: Netanyahu po zvarrit luftën në Gazë për të shpëtuar veten politikisht

Arkiva, Lajme, Të fundit
joe biden


Presidenti amerikan Joe Biden, i cili së fundmi është bërë gjithnjë e më kritik mbi mënyrën se si po e zhvillon Izraeli luftën kundër militantëve të Hamasit në Gazë, ndërsa numri i palestinezëve të vrarë po rritet, tha në një intervistë për revistën “Time” se ekzistojnë “arsye” për të besuar se Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po zvarrit konfliktit për të shpëtuar veten politikisht.

Ndërkohë që lufta po i afrohet tetë mujorit, udhëheqësi izraelit po përballet me kërkesa të ndryshme në raport me qasjen e vendit të tij mbi Gazën. Nga njëra anë Presidenti Biden dhe udhëheqës të tjerë botërorë që i kanë kërkuar atij t’i japë fund konfliktit e nga ana tjetër ligjvënësit e krahut të djathtë në parlamentin izraelit që kanë paralajmëruar ta rrëzojnë qeverinë e tij, nëse zoti Netanyahu bie dakord me armëpushimin, pa eliminuar tërësisht kontrollin e Hamasit në Gazë.

Javën e kaluar zoti Biden bëri publik një propozim për një armëpushim në Gazë dhe nxiti udhëheqësit botërorë ta përkrahë atë. Por Hamasi ende nuk ka dhënë një përgjigje mbi planin dhe që nga koha kur ai u bë publik, zoti Netanyahu është shfaqur i rezervuar në deklaratat e tij rreth propozimit. Gjatë intervistës të zhvilluar disa ditë më parë, revista “Time” e pyeti Presidenti Biden nëse besonte që zoti Netanyahu po e zvarriste luftën për të mbijetuar politikisht.

“Ka arsye që të nxisin të dalësh në atë përfundim”, tha Presidenti Biden në intervistën e botuar të martën. Presidenti Biden e pranoi se ai dhe kryeministri izraelit Netanyahu kanë patur marrëdhënie të tensionuara tashmë që numri i të vdekurve në Gazë ka kaluar shifrën e 36,000 personave, mes tyre civilë e militantë. Ata mbajnë qëndrime të ndryshme sa i përket rolit të Autoritetit Palestinez të reformuar në qeverisjen e Gazës së pas luftës, një plan që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara, por që refuzohet nga zoti Netanyahu, i cili nuk ka ofruar një plan të tij.

“Mosmarrëveshja ime më e madhe me Netanyahun mbi atë se çfarë do të ndodhë pasi të përfundojë lufta në Gazë? Ku do të shkohet? A kthehen forcat izraelite atje?”, ishin disa nga pikëpyetjet që ngriti zoti Presidenti Biden gjatë intervistës së tij. “Nëse do të ndodhë kjo, atëherë përgjigja ime është, kjo gjë nuk mund të funksionojë”, shtoi ai.

Fati i propozimit që do të ndalonte përkohësisht luftimet në Gazë, do të shtonte ndihmën humanitare në Gazë dhe do të mundësonte lirimin e disa pengjeve që po mbahen nga Hamasi mbetet i paqartë. Grupi militant Hamas ende nuk ka dhënë një përgjigje ndaj propozimit, zyrtarët izraelitë janë kundër disa pjesëve të tij, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara po kërkojnë përkrahjen e Këshillit të Sigurimit për pranimin dhe zbatimin e marrëveshjes.

Një draft i rezolutës, të cilën e ka parë Zëri i Amerikës, i bën thirrje Hamasit të pranojë në tërësi dhe ta zbatojë propozimin për armëpushim “pa vonesa dhe pa kushte.” Në draft thuhet se “zbatimi i shpejtë i kësaj marrëveshjeje do të mundësonte armëpushimin, tërheqjen e forcave izraelite nga pjesët e populluara të Gazës, lirimin e pengjeve, një shtim të ndihmës humanitare, administrimin e shërbimeve jetiuke dhe kthimin e civilëve palestinezë në pjesën veriore të Gazës.”

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Matthew Miller deklaroi të hënën se Hamasi, që ka pranuar propozimin për armëpushim të enjten, ende nuk është përgjigjur. “Bota duhet ta dijë, palestinezët duhet ta dinë, se e vetmja pengesë për arritjen e armëpushimit sot është Hamasi. Propozimi që po diskutohet tani është gati identik me atë që Hamasi tha se e pranonte para disa javësh dhe tani është koha që të veprojë. Ka ardhur koha që ta pranojë marrëveshjen”, thotë zëdhënësi Miller.

Korniza bazë e marrëveshjes përfshin një pauzë gjashtë javore të luftimeve, lirimin e pengjeve që po mbahen në Gazë, futjen e 600 kamionëve me ndihma në ditë për palestinezët dhe negociata që synojnë përfundimin e përhershëm të konfliktit. 

Zyrtarët amerikanë theksuan të hënën se propozimi për armëpushim, ndonëse u publikua nga Presidenti Joe Biden javën e kaluar, është një propozim i Izraelit. Sipas zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare, John Kirby, vendimi për t’i bërë publike negociatat nuk ka për qëllim t’u bëjë trysni zyrtarëve izraelitë, por Hamasit dhe drejtuesve të tij që ta pranojnë marrëveshjen.

“Synimi nuk është të ushtrojmë trysni ndaj kryeministrit izraelit apo qeverisë së luftës, por t’i tregojmë publikut se si izraelitët me këmbëngulje dolën me një propozim të ri dhe gatishmërinë e tyre për ta bërë këtë. Nëse bëhet fjalë për trysni, atëherë synimi është t’i bëjmë trysni publike zotit Sinwar dhe Hamasit, që vazhdimisht i hedh poshtë propozimet e Izraelit”, thotë zëdhënësi Kirby.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i tha një komisioni parlamentar të hënën se “pretendimet që kemi rënë dakord për arritjen e armëpushimit pa plotësimin e kushteve tona, janë të pasakta”, sipas një deklarate nga zyra e tij. Shumë izraelitë po nxisin zotin Netanyahu të pajtohet me propozimin e Presidentit Biden, por aleatët e krahut të djathtë të skajshëm po kërcënojnë me rrëzimin e qeverisë.

“Po punojmë në forma të ndryshme për t’i kthyer pengjet. Tërë kohën mendoj për ta, për familjet e tyre, vuajtjet dhe kjo është arsyeja përse bëmë kaq shumë përpjekje për t’i kthyer. Por krahas këtij procesi, i jemi përmbajtur objektivit kryesor të luftës që është shkatërrimi i Hamasit. Këmbëngulim në arritjen e këtyre dy qëllimeve. Është pjesë e kornizës dhe nuk po e shtoj tani për shkak të trysnisë nga koalicioni. Për këtë jemi pajtuar në kabinetin e luftës”, deklaroi ai.

Një zëdhënës i qeverisë izraelite theksoi se “lufta do të ndalet për të kthyer pengjeve” dhe pastaj do të vazhdohet me negociata se si të arrihen qëllimi i Izraelit për eliminimin e Hamasit.

Udhëheqësit e shtatë fuqive kryesore industriale përkrahën propozimin për armëpushim të hënën dhe njëkohësisht ministrat e jashtëm të Egjiptit, Jordanisë, Arabisë Saudite, Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe theksuan se përkrahin përpjekjet për armëpushim të përhershëm dhe se po e trajtojnë “seriozisht dhe në frymë pozitive” propozimin e publikuar nga zoti Biden.

Ndërkohë gjatë të martës, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë në Gazë, sulmet izraelite vranë 11 palestinezë, përfshirë një familje 3 antarëshe dhe tetë zyrtarë policie të Ministrisë së Brendshme të drejtuar nga Hamasi, në pjesën qendrore të Gazës. 

Rreth 36,000 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite në Gazë në tetë muaj lufte, sipas zyrtarëve palestinezë që nuk bëjnë dallimin midis viktimave civile dhe militantëve. Lufta filloi pas sulmit të Hamasit në vendbanimet izraelite që la 1,200 të vrarë dhe 250 pengje. Ofensiva e zgjeruar e Izraelit në Gazë ka ndërprerë futjen e ushqimeve dhe ilaçeve tek palestinezët që po përballen me uri. /Marrë nga VOA


2 Comments

  1. PADREJTESIJA ,KA VETEM KETO KARAKTERE FUNKSIONI NE GJYMTYRET TONA RRETH NESH DHE KUNDER NESH NESE MENDOJM NDJEHEMI TE STRESUAR NESE E FLASIM TE KUNDERSHTUAR NESE E VEPROJM TE NDESHKUAR KURSE E VERTETA NDJEHEMI TE QET ,NDEROHEMI DHE SHPERBLEHEMI thotë:

    LE TE MENDOJM FLASIM DHE VEPROJM SI TE DESHIROJM ,MATESI I FUNKSIONIT TE ANGAZHIMIT ESHTE SHENJI TREGUESPER GJENDJEN TON DHE PRITSHMERIT PER QELLIMET, NUK KA NDOLLUR NUK NDOLL DHE SKA PER TE NDOLLUR TJETERSIM QE PADREJTESIJA TE QUHET QARTESI GJALLERI SIGURI ZGJILLJE SHPRES SHPETIM PAQE SHPRES PERDERI SA NUK ESHTE KRIJUAR TE FUNKSIONOJN KESHTU,BINDUNI O NJEREZ SE FAKTI NUK TJETERSOHET ZHDUKET MBYTET AI QENDRON ,MOS U ZHGENJENI,DHE MOS VEPRONI KUNDER VULLNETIT TUAJ MOS I SHERBENI ASJAJ QE JU SJELL NJEJT ATE CFAR MENDONI FLISNI DHE VEPRONI , PASI PADREJTESIJA NDAJ TJETRIT ESHTE KRIJUAR TE FUNKSIONOJN PADREJTESI NDAJ VETES E KUNDERTA PER VETEN HERET A VOJ JU PER VETE DONI VETEM TE MIREN MOS U PRIVONI ,NGA AJO,AKOMA NUK U BINDET QE SEJCILIT I PERKET FRYTET E ANGAZHIMIT JO VETEM FJALES ZOTI UA MUNDESOSOFTE GJITHEVE ,TE SHPETOJN NGA VETJA EGOJA PA MAS DUAN VETEN DHE SHPETOJN VETEN E VET,POR KETE SESHTE KRIJUAR TA ARRIN NDRYSHE VECSE DUKE U PERSHTATUR ME MENYREN SI ZOTI E KA KRIJUAR TE FUNKSIONOJNE PERSE BEHET KOMENTI ,PASI ZHVILLIMET JAN ALARM ZHDUKJE NJERZORE ,KURSE NGA ANA TJETER TE GJITH DUAN JETEN TE DREJTEN HAKUN NUK PRANOJN PADREJTESI TU BEHET ,QE ME MIRKUPTIM TJU VIHET SIGURIJAKOMENTI ESHTE LOGJIK E DREJT PER VETPASTRIM SHPREHJE NATYRALITETI IMUNITETI INSTINKTI ESHTE KUJTES SI MESAZH I DOBISHEM JETE ,KUJDES NDAJ VETES SEJCILI SE SI TE SHPETOJN VETEN NGA EGOJA SI BURIMI QE FUNDOS

  2. Kur do ta kuptojne keta ameriqanet, qe te therrasin laderin boteror per kete bllokim negociatash, e ta zgjidhe ai problemin e paqes Izrael- Hamas si bir k…. e dhipllomat me ferman qe eshte?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *