• |
ide | kryesore

Bardhi: I vetmi prokuror që iu shmang vetingut, Bledar Valikaj!

Arkiva, Lajme, Të fundit


Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi deklaroi në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ku po raportohet për punën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, se i vetmi prokuror që i është shmangur vetingut, është bashkëshorti i deputetes socialiste, Ermonela Felaj.

“Prokurori Bledar Valikaj, bashkëshorti i deputetes Ermonela Felaj, është i vetmi prokuror në Republikën e Shqipërisë që nuk i është nënshtruar vetingut në asnjë komponent. Kushtetuta thotë që ccdo prokuror që do të rrijë në sistem, duhet t’i nënshtrohet vetingut.

Sot i vetmi prokuror në Shqipëri është Bledar Valikaj, që nuk ka kaluar sistemin e vetingut.

Po ashtu ka një shqetësim që në të njëjtin institucion janë emëruar 4 anëtarë të një familje. Këtu kemi të bëjmë me vendimmarrje në konflikt të interesit,” tha Bardhi.


3 Comments

  1. Eshte me i paafti ne historine e prokurorise shqiptare i shoqi i kesaj Feles,nje turp i madh,nje tmerr dhe per çudi asnje gjykates nuk i kthen asnjehere aktet pas,asnje,te pakten nje per shembull.Nje gje dihet se :Urrehet masivisht nder kolege dhe e shohin nje turp te bandes,partia socialiste e shqiperise,nje turp ne vete !
    Kjo eshte drejtesia e re,e monstrave te vjeter,kjo eshte drejtesia e bijeve te eterve mizore dhe mafies nderkombetare qe mbi cdo gje kane parate mbizoterojne e drejtojne krimin dhe krimi drejton kete narko qeveri !

  2. Është një përzierje e idiocisë me arrogancën.
    Gjykata përgjithësisht ia kthen aktet.
    Veç të tjerash dhe shumë i shëmtuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *