• |
ide | kryesore

FOTOT/ Kampi për afrikanët në Shëngjin si burg i sigurisë së lartë

Arkiva, Lajme, Të fundit


Kushdo që pati merak se meshkujt afrikanë do të dilnin rrugëve të Shëngjinit dhe të Lezhës për të bërë një shëtitje, ndërkohë që prisnin të vlerësohej kërkesa e tyre për azil në qendrat e ndërtuara nga italianët, mund të marrë frymë lehtësisht.

Nga fotot që janë shpërndarë këtë të mërkurë me rastin e vizitës së Xhorxhia Melonit, më shumë se një qendër refugjatësh, ambjentet i ngjajnë një burgu të sigurisë së lartë. Roje të armatosur rëndë, qen të stërvitur që vëzhgojnë ambjentet, mure të lartë të mbrojtur nga rrjetat metalike, kamera të sigurisë së lartë… shikojini në fotot më poshtë për të kuptuar se refugjatët do të jenë nën izolim maksimal sapo të zbresin në Shqipëri.

 


1 Comment

  1. Gjynah që luhet ping pong nga të dy cepet e Adriatikut me refugjatët. Nëse është kështu si duket, është turp i madh për Shqipërinë që i pranon në këto kushte, dhe për Italinë që financon këtë turp. Ata duhet të lihen të lirë në Shqipëri, jo të mbyllen në kafaz pa bërë asnjë krim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *