• |
ide | kryesore

Drejtimi i Himarës kalon tek Arqile Bollano, por mbetet në duart e socialistëve

Arkiva, Lajme, Të fundit


Arqile Bollano do të marrë drejtimin e bashkisë së Himarës, pas vendimit të Këshillit Bashkiak. Bollano u komandua në funksionin e kryebashkiakut me 12 vota pro, ndërsa Pervin Gjikuria u tërhoq nga gara.

Bollano u komandua në krye të bashkisë pasi dy ditë më parë Blerina Bala, një tjetër e komanduar në funksionin e Kryebashkiakes, u dorëhoq. Mbledhja u shoqërua me debate dhe diskutime kete te premte. Kreu i këshillit Bashkiak, Dhimitër Kapaj është shprehur se sipas statutit caktohet një nga dy nënkryetarët, ndërsa nënvizoi gjithashtu se është shumë e rëndësishme që të zgjidhet një kryetar për Himarën.

Ushtrimi i mandati fillon në çastin kur bën betimin dhe kur përfundon betimin kandidati pasardhës. Ne jemi përballë këtij fakti pasi edhe në mbledhjen e mëparshme ne kemi pasur këto debate. Por ne duhet të marrim një vendim për të zgjedhur një kryetar për Himarën. Himara nuk është vetëm e jona. Unë rekomandoj që të zgjedhim, ligji e përcakton, janë dy nënkryetarë, të dy burra të nderuar”, tha ai.

“Belerit nuk i është lejuar betimi, dhe gjithë këto debate kanë ardhur vetëm për shkak të kësaj. Mandati i takon Fredi Belerit që është zgjedhur nga sovrani, nga populli. Dua të kujtoj se sot kishim tjetër rend dite, mbledhja duhet të mbahej në orën 10:00 dhe e zhvilluan në orën 16:00. Këtu rregullorja është shkelur kryekëput”, u shpreh një nga pjesëtaret e kësaj mbledhje.

Arqile Bollano më herët ka mbajtur edhe detyrën e kryetarit të Partisë Socialiste në Himarë.

Bashkia e Himarës në zgjedhjet e 14 majit të vitit të shkuar u fitua nga Fredi Beleri. Aktualisht ai është në burg, i dënuar nga shkalla e parë e GJKKO-së, ndërsa çështja pritet të shqyrtohet në Apel.


2 Comments

  1. Himara Autonome
    Urime zArqile Bollonas per zgjedhjen e personalitetit te krietarit te Bashkis se Himares
    Krietari i bashkise se Himares ka tre versjone
    E para
    Ti sherbeje popullit Himarjot
    E dita ti sherbeje partise qe e zgjodhi
    E treta Apo do i sherbeje vetes
    Kete do ya tregoje kohezgjatja ne pushtet
    Edhe nje here urime per cilin versjon
    Do te zgjedhe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *