• |
ide | kryesore

FSHF i mbyll merkaton Skënderbeut për tre sesione: paralajmërohet Tirana

Sport
FSHF


Sezoni ka mbaruar, por vendimet e Komisionit të Etikës dhe Disiplinës, pranë FSHF, mund të kondicionojnë atë të ardhshëm. Në fakt, gjërat janë bërë të vështira për Skënderbeun, por duhet të bëjë kujdes edhe Tirana. Si pasojë e mungesës së ekzekutimit të vendimit të Dhomës së Zgjedhjeve të Konflikteve, korçarët janë dënuar me mbylljen e merkatos për 3 sesione. Tirana ia ka hedhur me vetëm një paralajmërim, për një njëjtën situatë.

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës, pranë FSHF, vendosi “pranimin e kërkesës së kërkuesit Shoqata Loel e Futbollit Tiranë. Klubi i Futbollit Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 13, datë 19.02.2024 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve”. Në bazë të nenit 29/1/b të KDE, bardhebluve “i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin”. Një paralajmërim serioz për bardheblutë, që kanë zbrazur radhët dhe duhet të bëjnë merkato me çdo kusht për të rindërtuar ekipin. Një dënim në këtë pikë do të ishte fatal.

Lexo më tej600 mijë euro bindin Partizanin: Rrapaj sezonin e ardhshëm në La Liga 2

Ndaj Skënderbeut, nga ana tjetër, “për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 20, datë 28.02.2020 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit”.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *