• |
ide | kryesore

Zjarr në një banesë në Korçë/ 89-vjeçari merr plagë në trup, dërgohet në spital

Lajme, Të fundit


Një banesë është përfshirë nga flakët në Korçë, në të cilën jetonte një 89-vjeçar. I moshuari ka marrë plagë në trup dhe është dërguar me urgjencë në spital. Së bashku me të në banesë, kur ka rënë zjarr, ka qenë e pranishme edhe një shtetase 47-vjeçare, që kujdesej për pronarin e banesës dhe e cila ka pasur probleme me frymëmarrjen.

Informacion paraprak:

Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 4, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit K. Zh., rreth 89 vjeç, i cili për pasojë ka marrë djegie trupore dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, së bashku me shtetasen B. B., rreth 47 vjeçe, që kujdesej për pronarin e banesës, e cila kishte probleme me frymëmarrjen.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, i cili paraprakisht dyshohet të ketë rënë për shkaqe aksidentale.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *