• |
ide | kryesore

Njëri i shpallur në kërkim për grabitje e tjetri për armëmbajtje pa leje, arrestohen dy shqiptarë në Greqi

Lajme, Të fundit


Arrestohen dy shqitarë nga autoritetet greke. Mësohet se në kufirin greko-shqiptar në Sajadhë është ndaluar një 30-vjeçar i cili ishte i shpallur në kërkim.

Bëhet me dije se 30-vjeçari ishte dënuar me 5 vite burg nga Gjykata e Nafplios për bashkëpunim në një grabitje. Një tjetër shqiptar është arrestuar pasi në Kordhelio të Selanikut nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar automjetin.

33-vjeçari teksa ndiqej nga Policia greke ka hedhur nga xhamat e automjetit një armë zjarri me 4 fishekë. Pasi u bë e mundur kapja e tij ka rezultuar se i arrestuari qëndronte në mënyrë të paligjshme në Greqi.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *