• |
ide | kryesore

Ish-deputetja e LDK-së: Fjalimi i Ramës për Rugovën, absurd dhe hipokrizi

Arkiva, Lajme, Të fundit
ldk


Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Melihate Tërmkolli ka kritikuar kryeministrin shqiptar Edi Rama për fjalimin e mbajtur në konferencën “Rugova dhe Perëndimi”. Ajo tha se fjalët e kryeministrin shqiptar për Ibrahim Rugovën ishin “absurde dhe hipokrizi”.

“Me majtë konferencë për Rugovën, nuk ka absurd dhe hipokrizi më të madhe se ajo që ka ndodh sot. Absurd mat madh s’ka. Krejt ajo që ndodhi sot aty si ngjarje. Kujt ju ka dashtë Edi Rama me u çu me folë për Ibrahim Rugovën”, – tha Tërmkolli në emisionin “Pressing” në T7.

Ajo kujtoi se si LDK bojkotoi fjalën e Ramës në Kuvendin e Kosovës në shtator të vitit 2013 pikërisht sepse ai nuk tha asnjë fjalë për Rugovën.

“Kur në Parlament ka shku Edi Rama, janë këta me pafytyrësinë më të madhe janë çu kanë dalë prej Parlamentit e kanë lëshu Parlamentin dhe Edi Rama nuk e ka folë një gjysmë fjale për Ibrahim Rugovën. Kur u bo Ibrahim Rugova njeri më i mençur më i ditur sot për Edi Ramën, çka ju dasht sot. Çka ju dasht sot Lumirit e Edi Ramës sot kjo konferencë”, – shtoi ish-deputetja e LDK-së. ©LAPSI.al


2 Comments

  1. Lumiri i LDK eshte si Luldhimi i PD,kryeka…ra po byth dhe pa karaktere,jane si puna kermillit qe i ngjitet shkembit duke u lepire,shkurt bythlepiresa exelent🤮🤮🤮

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *