• |
ide | kryesore

PAMJET/ Turistët bllokohen në Theth, i nxjerrin me helikopter

Arkiva, Lajme, Të fundit
theth


Një grup turistësh të huaj janë rrëzuar në vendin e quajtur Qafa e Pejës, në Theth, në rrugën që lidh Thethin me Plavën e Gucinë. Sipas informacioneve që mori policia ishte se njëri prej tyre nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Për shkak se transporti drejt Tiranës me rrugë tokësore ishte i pamundur është angazhuar helikopteri i Emergjencave Civile EC 135. Pas tij është dashur ndërhyrja e helikopterit Cougar për tërheqjen e të lënduarit me vinç.

“Forcat e Armatosura janë dhe do të vijojnë të jenë në gatishmëri për çdo nevojë që ka komuniteti, por u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që dëshirojnë të eksplorojnë bukuritë e vendit, veçanërisht turistëve që të bëjnë kujdes gjatë sezonit veror, për të shmangur situata të tilla, në zona me terren të panjohur dhe të vështirë!” – thuhet në njoftimin e Forcave të Armatosura. ©LAPSI.al


2 Comments

  1. O rracë mutër lerini këto përralla me -heroizma-mja u morët me -kongolezët-a çfarë dreqin janë,ju nuk çoni helikopterët kur kanë emergjenca të smurish të shkretët që ju kanë votuar merri me ta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *