• |
ide | kryesore

Të dy në Prishtinë për çlirimin/ Kurti dhe Rama shmangin njëri-tjetrin

Arkiva, Lajme, Të fundit


Një agjendë e ngjeshur e pret sot kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Takime, vizita e një seancë solemne është paraparë të mbahet sot në Kuvendin e Kosovës. Krejt këto në kuadër të çlirimit të Kosovës 25 vjet më parë.

Për nder të kësaj feste në Kosovë sot qëndron ish-kryeministri britanik Tony Blair dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama që të dy do të jenë në Prishtinë.

Por kryeministri i Kosovës do të ketë takim veç me njërin prej tyre. Në agjendën e tij të ngjeshur nuk përmendet askund emri i kryeministrit shqiptar Edi Rama. Duket se as diçka e çlirimit nuk i ka relaksuar raportet me Kurtit e Ramës.

Agjenda e Kryeministrit të Republikës së Kosovës e datës 10.6.2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në konferencën shkencore për 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO’s dhe Çlirimit të Kosovës: ‘’Një çerek shekulli shtetndërtim, sfida dhe arritje- qasje multidisiplinare’’ -VENDI: AShAK -KOHA: 09:00
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për nder të ish- kryeministrit britanik, Tony Blair. – VENDI: Kuvendi i Kosovës – KOHA: 10:00
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ish- kryeministrin britanik, Tony Blair. Mediat mund të marrin pamje në oborrin e Qeverisë. – VENDI: Ndërtesa e Qeverisë – KOHA: 10:45
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në shënimin e 146- vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. – VENDI: Kompleksi Monumental i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit- KOHA: 16:00

Para pak ditësh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se krisja kryesore me Ramën ka ndodhur për shkak të qëndrimeve ndaj Serbisë dhe Ballkanit të Hapur.

“E kemi atë dallimin për çështjen e Ballkanit të Hapur, e qëndrimit karshi Beogradit e me radhë por në kuptimin e afrimit, integrimit Kosovë-Shqipëri unë besoj se janë dramatizuar si karikaturë dallimet, ndërkohë që gjërat pozitive janë heshtur disi”.

Edhe pse nuk janë kursyer aspak në gjuhën me të cilën i janë referuar njëri-tjetrit dhe margjinat e komunikimit bilateral s’kanë qenë fort pozitive, Kurti vlerëson faktin se bashkëpunimi mes ministrave të dy vendeve ka qenë më i miri se çdo qeveri e mëparshme.

“Në kuptimin e punëve të kryera, rezultateve të arritura mendoj se jemi më mirë se të gjitha qeveritë e mëhershme. Edhe ndonjëherë kur është dukur që ne si dy kryeministra nuk i kemi marrëdhëniet e shkëlqyeshme kjo nuk ka vlejtur asnjëherë për ministrat”, tha Kurti në A2 CNN.


2 Comments

  1. Cfare mund ti bashkoje nje patrriot, nje shtetar te ndershem dhe nje tradhetar e shtetar te korruptuar

    deri ne palce ?

    1. Ky palloshi vjen ne kosove per ti perqar edhe ma shum partit politike ne kosove,qendrimi i tij tash ma dihet eshte ne anen e serbise dhe nderkomtarve qe duan ne republike serbe brenda kosoves…! Del me opcione te reja per asociacion pa u konsultu me askend ne Kosove,per mue esat pash toptani i dyt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *