• |
ide | kryesore

Vrau me grusht inxhinerin, Apeli dënon me 18 muaj burg Rei Metën

Arkiva, Lajme, Të fundit
Rei


Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka vendosur të ulë dënimin për Rei Metën, nga 3 vite në 18 muaj burg.

Meta është dënuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje nga pakujdesia”, pasi në gusht të vitit të kaluar gjuajti me grusht inxhinierin e ndërtimit Armando Meshau.

Meta, i cili u konfliktua me Meshaun në ambientet e një pike interneti është djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë Nurihan Seiti.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit vendosi ndryshimin e vendimit sa i takon masës së dënimit duke u dënuar i pandehuri Rei Meta me 2 vjet e 3 (tre) muaj burgim.

Sakaq, pas aplikimit të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar përfundimisht me 18 (tetëmbëdhjetë) muaj burgim.


11 Comments

  1. Ore ktij i dhanë shumë…si çuni merimanit që është
    Ça beri ky pervecse i mori jeten nje njeriu, hiçgjë

    Nje jevg te lagja beri 3 vjet per 2 cigare hashash

  2. Djali per vrasje e zonja vazhdon anetere e KLP, po kjo eshte pike e zeze … cte thoje njeriu i ngrate.
    Nje gjyqtar komshi ketu ne lagjen tone, burre i mire i shkreti, e hoqi vetingu nga puna sepse kishte humbur besimin e publikut sepse para 20 vitesh nuk ka paguar dritat e shoqja qe shiste ne kioske
    Kjo eshte drejtesia e re!
    Tani kane filluar te te marrin edhe jeten !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *