• |
ide | kryesore

Policia jep detaje për personin që qëlloi me gurë derën e kryeministrisë (PAMJET)

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kryeministrisë


Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte përpara Kryeministrisë. Një person është filmuar duke qëlluar me gurë hyrjen kryesore të Kryeministrinë.

Më pas shihet se kanë ndërhyrë forcat e Gardës së Republikës dhe policisë të cilat e kanë shtrirë atë në tokë duke i vënë prangat.

“Më datë 11.06.2024, rreth orës 22:40, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi U. K., 45 vjeç, (i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor), duke qenë në gjendje të dehur, ka gjuajtur me gurë në drejtim të Kryeministrisë.

Shtetasi U. K., është shoqëruar në ambientet e Policisë dhe më pas në spital, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al


4 Comments

  1. Po çpo qëlloi me gurë mor aman. Edhe një kalama kopshti do gjuante më seriozisht dhe me inat. Kesaj i thonë “qëllove si kalama o Mane”. Si inskenim duket, ose ashtu ka pas nje hall ky tipi dhe i duhej nje ndalim për CV

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *