• |
ide | kryesore

Shqiptari në Greqi dhunon bashkëshorten në sy të fëmijës, kërcënon dhe të miturin

Lajme, Të fundit


Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Greqi, ku një shqiptar pasi është kthyer në shtëpi në gjendje të dehur ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe e ka kërcënuar me jetë. E gjithë skena ka ndodhur para syve të fëmijës së tyre por kjo nuk e ka penguar shqiptarin që t’i afrohet të miturit dhe ta tmerrojë duke e kërcënuar me armë.

“Nëse flet do të të vras”, kanë qenë fjalët që babai i ka thënë fëmijës së tij që të mos mbante anën e nënës të cilën e kishte dhunuar me grushte e shkelma.

Në mesin e gjithë kësaj situate, gruaja ka marrë fëmijën dhe ka shpëtuar nga duart e tij. Ajo ka shkuar në stacionin e policisë duke denoncuar bashkëshortin e cili përballet me akuzën e sulmit seksual, dhunës në familje, rrezikimit të një të mituri, dëmtimit të rrezikshëm trupor dhe mbajtjes pa leje të armës gjahu dhe municionit.


2 Comments

    1. psikopatet nuk kane kombesi boll me keto

      lexoni mi idiote para se me u lidh

      LEXONI O DELEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEE

      Prepare to be tortured: – the price you will pay for dating a narcissist
      by A B Jamieson (Author)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *