• |
ide | kryesore

Vendimi/ Demokratët i gëzohen vulës, Berisha zyrtarisht kryetar i PD

Arkiva, Kryesore, Lajme


Trupës gjykuese të Gjykatës së Apelit, të përbërë nga gjyqtarët Alma Ahmeti, Elona Toro dhe Iliba Bezati iu desh më pak se një orë për të marrë vendim dhe për t’ia kthyer vulën, logon dhe emrin e Partisë Demokratike grupimit të Sali Berishës. Me këtë vendim merr fund saga ligjore që zgjati thuajse 3 vjet dhe për të cilën, Sali Berisha këmbënguli për të mos u tërhequr edhe pse një pjesë e bashkëpuntorëve të tij e këshilluan të tërhiqet dhe t’ia lërë Bashës këtë koncension.

Pa logon dhe pa vulën e PD-së, grupi i Rithemelimit i drejtuar nga Sali Berisha është konfirmuar shumicë në dy palë zgjedhje vendore, ato të pjesshmet në Mars 2022 si dhe zgjedhjet e Majit 2023. Pavarësisht rezultateve diskretituese, Lulzim Basha këmbënguli se vula i takonte atij dhe përfitoi përfaqësimin në komisionet zgjedhore, kohën televizive dhe paratë që ndan KQZ për partitë që marrin pjesë në zgjedhje.

LEXO ME TEJ:

Andi Bushati: Çfarë fshihet pas “dhurimit” të vulës 

Disa muaj më parë, Basha u braktis edhe nga pjesa më e madhe e deputetëve, përfshirë edhe kreun e grupit parlamentar Gazment Bardhit, një lëvizje që delegjitimoi akoma më tej pretendimet e Bashës për të hyrë në zgjedhjet e ardhshme me logon e PD.

Disa muaj më parë, mes Partisë Socialiste dhe grupit të Rithemelimit pati një marrëveshje për të ndalur protestën e opozitës në parlament. Rithemelimi pranoi të kthehej në parlament duke u kënaqur me 2 nga 8 komisione që kishte kërkuar. Socialistët nuk pranuan në ekzistencën e marrëveshjes, por thanë se thjesht kishin zbatuar ligjin për komisionet hetimore.

Pjesë e kërkesave të opozitës ishte edhe refuzimi i Lulzim Bashës për kreun e grupit parlamentar të PD dhe përfaqësimi në komisionin e reformës zgjedhore.

Në dalje të gjykatës së Apelit, Flamur Noka u shpreh se “..megjithëse në oazin e padrejtësisë, u gjetën gjyqtarë me integritet që i dhanë zë të vërtetës, e cila po zvarritej prej tre vitesh”.

Pas dhënies së vendimit për vulën, demokratët festuan me fishekzjarre në selinë e PD-së, ndërsa mes deputetëve ka pasur entuziasëm. Megjithatë në mesazhin e Sali Berishës ka pasur thirrje për bashkim, edhe pse nuk ka pasur një ftesë direkte për Lulzim Bashën.

“Dera për ta është e hapur dhe respekti për kontributet dhe mendimin ndryshe është i garantuar! Sot duhet të bashkohemi rrethe Flamurit te pamposhtur të betejave tona. Sot nuk ka fituar Sali Berisha, por demokracia. I vetmi i humbur sot është Edi Rama” u shpreh Berisha në mesazhin e tij.

Pas këtij vendimi, Lulzim Basha mbetet pa një plan B. Ndërsa Berisha krijoi “Shtëpinë e Lirisë” duke përdorur infrastrukturën e Partisë së Lirisë në zgjedhjet e kaluara, Lulzim Basha ka pasur për tre vite vulën, logon dhe emrin e PD-së. Menjëherë pas vendimit të gjykatës, Lulzim Basha mblodhi mbështetësit e tij dhe tha se “beteja do të vazhdojë”.

“Kjo është një betejë shpirtrash për idealet e demokratëve. Sot është më e qartë se kurrë që Shqipëria meriton më shumë. Do të bëjmë gjithçka qe kemi në dorë, të vazhdojmë betejën tonë për një Shqipëri më të mirë” u shpreh Basha./Lapsi.al


15 Comments

  1. Po Lapsi Ando sa eshte gezuar, eshte gezuar me teper per Berishen apo Ramen dhe drejtesine e tij te Sadusheve qe nuk prishi statukuone 35 vjecare te strategut Ramiz Alia ?

  2. Vendim banal pas 3 vjet sorrollatjesh të kota

    Rama tu fitu me banda pa opozite me vulën e pd në xhep
    Ca bastardi

  3. Marrveshja per paqe ne parlament , qepja e gojes nga opozita per komisionet , amnistia , protestat e buta dhe shume te tjera doemos qe do te sillnin kete vendim sepse nen rrogoz ekziston nje marrveshje PS-PD . Problemi eshte sa thelle do shkoje kjo marrveshje ? Sepse gjithmone kur ka marrveshje te tilla okulte aq me shume do ta haje fakir fukara popull . Berisha e meritonte vulen qe ne 6 mars te 2022 por ta mbash peng opoziten per dy vjet e gjysem dhe ne fund gjithe ajo çmenduri , absurditet e zallamahi e madhe te na dali nje flluske sapuni , i ofendon inteligjencen edhe nje adoleshenti . Apo duhet te besojme besojme se gjykatat jane te pavarura ? Akoma me çmenduri , çmenduri ne fuqi infinit .
    Ky vendim apo me sakt ky “dorezim” i te gjatit tone mua me le nje shije te keqe . Thjesht do kemi statusquo per popullin dhe pastrim mekatesh nga elita e PS-PD . Dardha e ka bishtin mbrapa , ketu do jemi e do ti shohim “bamiresite” e kesaj marreveshjeje .
    Nje fjale e urte amerikane thote: Kujdes nga greku edhe kur te bene dhurate . Ndersa une do te shtoja edhe diçka tjeter : kujdes nga greku dhe i gjati ine kur te bejne dhurata .

  4. Në drekë rroftë drejtësia e pavarur, në darkë poshtë drejtësia e kapur!

    Imagjino për një moment sikur trupa gjykuese të kishte dhënë vendim tjetër! Imagjino që do t’u kërkohej llogari që në brezin e shtatë, do t’i gjendeshin nga ishin e nga s’kishin lidhje e farefisni, do anatemoheshin, linçoheshin dhe kërcënoheshin si vegla dhe si të përdorur nga Edi Rama.

  5. Bobo pensionistet kishin menduar te bejne femijen e trete te marrin 20 mije €
    Socialistet jua prishen endrren ja dhane vulen Berishës. O Bashe po pse ja tregon sekretet rames ai ti prish planet.

  6. Doktori, një ujk i sprovuar politik, i joshi me dhurata dhe me xhingla vezulluese, përderisa të zgjidhte dy çështje kryesore:
    – Rrëzimin politik të Bashës
    – Marrjen e vulës, pra aktin përfundimtar noterial të pronësisë ndaj Partisë, godinën madhështore dhe truallin e pafund përreth…

    Tani Doktori, ka lluksin e trashëgimisë së pronës së vet, tapinë e së cilës, të gjithë ambiciozët me brirë, i dhanë një dorë që ay, ta fitonte, ta fitonte me çdo kusht, edhe duke gënjyer ujqit e rinj, si të ishin ca keca me këmborë.

  7. Tani PD, ka kryetarin “non grata” dhe pasardhësen në listë Argitën, po “non grata”. Siç mund ta shikoni, ajo po sillet qysh tani si kryetare e PD, pasi jep direktiva kë do pranojnë tani që morën vulën, kë nuk do pranojnë, me kë do bashkohen, me kë do ndahen etj.

  8. Kujt i intereson që si opozitë me vulë të ketë partinë “e rithemeluar” nga Berisha që perndimi e ka shpallur non grata ?
    Sigurisht që kryeministrit Edi Rama.
    Shqiptarët të lodhur e deziluzionuar nga keqqevresisjet, do të deshën që të provonin një grupim të ri politik në udhëheqje.
    Tani “VULË” partie ka vetëm PS e PD e një gjysmë vule PL
    Asnjera nga këto tre parti nuk ka ekspozuar programin e saj bazuar në përkatësinë ideollogjike të majtë apo të djathtë por vetëm në “aftësitë çudibërëse” të liderëve të tyre.
    Njeri “Skënderbe”, tjetri “bajloz Tropoje” e tjetri “bajloz Skrapari”.
    Ndërkaq shqiptarët që kanë emigruar në perëndimin demokratik në këto 34 vitet e fundit, nuk mbajnë mend që në vendet ku jetojnë të ketë pasur ndonjë kryeministër që të qeverisë më shumë se 8 vite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *