• |
ide | kryesore

Burim krìmì, Prokuroria e Fierit sekuestron 1.8 milionë euro pasuri

Arkiva, Lajme, Të fundit
Prokuroria


Prokuroria e Fierit ka sekuestuar 1.8 milionë euro pasuri në pronësi të shtetasit A.M pas dyshimeve se burojnë nga veprimtari kriminale.

Mes pasurive që kapin vlerën marramendëse janë toka dhe apartamente, 14 makina, mes tyre një “Ferrari” me vlerë rreth 130.000 euro, një orë “Rolex”, llogari bankare si dhe bizhuteri dhe sende të tjera të çmuara me vlera të konsiderueshme.

Në total vlera e pasurive dhe aseteve të sekuestruara për llogari të procedimit pasuror dhe atij penal, shkon në vlerën rreth 1.8 milion euro.

Detaje nga njoftimi: 

Në vijim të vendimit të Gjykatës dhe urdhërit të Prokurorit, janë ekzekutuar nga policia gjyqësore një pjesë e sendeve të sekuestruara, si më poshtë:

1.         Pasuria e llojit “Arë”, me sipërfaqe 2281m2,

2.         Pasuria e llojit “Arë”, me sipërfaqe 4550m2.

3.         Pasuria e llojit “Njësi”, me sipërfaqe 200 m2.

4.         Pasuria e llojit “Truall”, me sipërfaqe prej 210 m2.

5.         Pasuria e llojit “Truall”, me sipërfaqe prej 210m2.

6.         Pasuria e llojit “Truall”, me sipërfaqe prej 210m2 .

7.         Pasuria e llojit “Njësi” 2-kate.

8.         Pasuria e llojit “Njësi” me sipërfaqe 100 m2. 

9.         Pasuria e llojit “Apartament” nr. 41 (3+1), me sipërfaqe totale 127.4.

10.     Pasuria e llojit “Vendparkimin nr.29” në katin -1, prej 30.14 m2.  

11.     Automjetit i markës të markës “Lamborghini”, modeli “Urus”, vitë prodhimi 2018.

12.     Automjeti i markës “Mercedes-Benz”, modeli “G- 63 AMG”, vit prodhimi 2020.

13.     Automjeti i markës “Volksëagen”, model “Touran” vit prodhimi 2013.

14.     Automjeti i markës “BMË”, modeli “X5” 3.0d, vitë prodhim 2007.

15.     Automjet i markës “Audi”, model “S-8”, vit prodhimi 2021.

16.     Automjeti i markës “Audi”, model “RS-Q8”, vit prodhimi 2021.

17.     Automjeti  i markës “Mitsubishi”, model “L200”, vit prodhimi 2014.

18.     Automjeti i markës “Mercedes Benz”, modeli “C220CDI”, vit prodhim 2001.

19.     Automjeti i markës “BMË”, modeli “ X5”, vit prodhim 2014.

20.     Automjeti i markës “KIA”, modeli “Carnival” , vit prodhim 2000.

21.     Automjeti i markës “Audi”, model “Q7”, vit prodhimi 2016.

22.     Automjeti i markës “KIA”, modeli “Carnival”, vit prodhim 2000.

23.     Autobus i markës “Neoplan”, model “N515/3SHDHC”, vit prodhimi 2003.

24.     Llogari bankare në vlerën rreth 120.000 Euro.

25.     Sende të çmuara me vlera të konsiderueshme.

Pasuritë e mësipërme janë një pjesë e pasurive që janë arritur të ekzekutohen nga policia gjyqësore pasi vijon puna për ekzekutimin e sekuestrimit të sendeve të tjera të cilat janë objekt i sekuestros.

Po ashtu, në funksion të procedimit penal nr. 1162, të vitit 2020, regjistruar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenin 287 i Kodit Penal, mbi bazën e kërkesës së organit të akuzës dhe vendimit të Gjykatës të datës 11.06.2024, është lejuar kontrolli i banesës apo ambjenteve të personave objekt i hetimeve. Gjatë kontrollit janë sekuestruar:

– Një automjet “Ferrari”, model California, me vlerë rreth 130.000 Euro.

– Ora të markës “Rolex”, si dhe bizhuteri dhe sende të tjera të çmuara me vlera të konsiderueshme.

Në total vlera e pasurive/aseteve të sekuestruara për llogari të procedimit pasuror dhe atij penal, shkon në vlerën rreth 1.8 milion euro.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për vijimin e hetimeve të grupveprat që lidhen me pasurimin e paligjshëm nëpërmjet marrjes së masave për sekuestrimin dhe konfiskimin e tyre.


2 Comments

  1. Ca gazetari leshi behet ketu Nxjerrin vetem inicialet kur duhet te nxjerrin emrin dhe nxjerrin emrin kur nuk duhet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *