• |
ide | kryesore

Video/ Euro 2024 e ceremonia emocionuese: anti-dron, kërcime, ngjyra dhe e veja e Beckenbauer në fushë

F1, Sport, Video
Euro 2024


Euro 2024 tashmë është hapur zyrtarisht, me një ceremoni emocionuese që parapriu ndeshjen hapëse mes Gjermanisë e Skocisë. Kishte gjithcka brenda saj, nga prezantimi i qytetetve që do të mirëpresin ndeshjet, ngjyrat përfaqësuese e madje edhe momentet prekëse.

Video/ Ceremonia hapëse

Në Allianz Arena në Mynioh, nuk munguan edhe kërcimtarët, që prodhuan një performancë intensive, duke ndezur edhe tifozët në shkallët e stadiumit, që prisnin startin e ndeshjes hapëse të kompeticionit Euro 2024. Shumë ngjyra e ritëm, në prezantimin edhe të stadiumeve që do të presin garat. Ndërsa, në catinë e impiantit policë me anti-drone ruanin hapësirën e stadiumit.

Video/Ceremonia 

NË KUJTIM TË BECKENBAUER

Momenti më prekës i ceremonisë ishte ardhja e trofeut në fushë. Pikërisht atëherë u kujtua Franz Beckenbauer, i ndarë nga jeta në moshën 78 vjecare në 7 janarin e këtij viti. E veja e tij Heidi ka sjellë në fushë trofeun e Europianit bashkë me dy kjapitenët gjermanë fitues të kampionatit Europian, Bernard Dietz (1980) e Jurgen Klinsmann (1996). Në sfond një video me emocione të forta.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *