• |
ide | kryesore

Analiza në DW/ A mund të pasohet nga veprat, kërcënimi për “Serbinë e Madhe“?

Arkiva, Lajme, Të fundit
Serbia


Serbia dhe serbët e Bosnjës gjithnjë e më hapur po synojnë një shtet të përbashkët dhe po zgjerojnë aleancën me Rusinë. Shumica e shteteve të Perëndimit deri tani e shohin në pasivitet këtë zhvillim.

Nga Alexander Rhotert

Më 11 qershor 2024 ndodhi, ajo që udhëheqësi i serbëve të Bosnjes, Milorad Dodik, e kishte pritur prej vitesh: Në emër të Moskës ambasadori rus në Bosnje dhe Hercegovinë, Igor Kalabuçov, hapi një degë të ambasadës së tij në epiqendrën e Dodikut, në Banja Lukë. Gjatë ceremonisë u prononcua përmes një lidhjeje me video edhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov.

Kalabuçov në televizionin boshnjak dy herë pati kërcënuar me “skenarin e Ukrainës”, në rast se Sarajeva do të vazhdojë të afrohet me NATO-n, këtë ai e pati bërë edhe pas pas invazionit rus në Bosnje dhe Hercegovinë, në Republika Srpskan (RS) e dominuar nga serbët, udhëheqja e së cilës nën presidentin Milorad Dodik plafikon shkëputjen nga shteti i përbashkët boshnjak dhe bashkimin me Republikën e Serbisë.

Kjo do të bënte realitet “ëndrrën serbomadhe”, pra Serbinë e Madhe të ish-Jugosllavisë duke u bashkuar në një shtet. Këtë qëllim politik e kishte ish-presidenti i Serbisë, Sllobodan Millosheviç, i cili në vitet 1990 u përpoq ta realizojë atë me mjete ushtarake – ai ishte iniciatori kryesor i katër luftrave në të cilat humbën jetën gati 150.000 vetë dhe mbi katër milionë u bënë refugjatë. Vetëm kur NATO ndërhyri më 1995 në Bosnje dhe më 1999 në Kosovë përmes sulmeve të ashpra nga ajri kundër agresonit serb, forcat serbe u dorëzuan.

Rreth 30 vjet më vonë qeveria serbe nën presidentin Aleksandar Vuqiç dhe e inkurajuar edhe nga politika agresive e Moskës, e ka rianimuar “fantazmën e Serbisë së Madhe” të konsideruar deri vonë si të harruar, duke përdorur tani konceptin “bota serbe” (Srpski svet), sipas modelit të Vladimir Putinit me “bota ruse” (Russki mir). Një sërë ish-mbështetës të Millosheviçit janë përsëri në poste, ndër ta edhe ministri i Brendshëm Ivica Dacic, i cili herë pas here gjermanët i cilëson si “gjenocidal”.

Festë e përbashkët serbe

Vuçiq dikur ka qenë ministër i Informacionit dhe anëtar drejtues në partinë radikale serbe të të dënuarit për krime lufte, Vojislav Seselj, forcat paraushtarake të të cilit kanë kryer krime të panumërta lufte në Kroaci dhe në Bosnje. Në korrik 1995 – në ditët e gjenocidit të Srebrenicës – ai kërkoi në parlamentin e Beogradit, që për çdo serb të vrarë në Bosnje të vriteshin 100 myslimanë boshnjakë. Deri më sot presidenti i Serbisë nuk ka kërkuar falje për këto.

Bosnien und Herzegowina, Banja Luka | Milorad Dodik

Eshtë interesant nga ana tjetër, që kanali rus Telegram sot me influencë si “Rybar”, i cili përhap propagandë proruse lufte dhe autori i të cilit Michail Svintçuk ndodhet nën sanksionet e BE-së, në pranverën 2024 hapi “shkolla mediesh” në Serbi dhe në RS.

Më 8 qershor Vuçiq dhe Dodik në Beograd mbajtën një mbledhje të përbashkët të qeverive të Serbisë dhe të Republika Srpska nën moton “një popull, një mbledhje: Serbia dhe Srpska” – me Srpska nënkuptohet RS. Në këtë “asamble panserbe” Dodik erdhi direkt nga Moska, ku ai pritet vazhdimisht përzemërsisht nga presidenti Vladimir Putin dhe ministri i Jashtëm Sergej Lavrov.

Në një mesazh përshëndetjeje Lavrov tha: “Bashkë me popujt e tjerë liridashës ne do të ndërtojmë një rend të ri botëror.” Vuçiq më parë pati thënë, se populli serb është i bashkuar dhe ndahet vetëm prej lumit Drina. Asambleja vendosi, që në të ardhmen të kremtohet bashkarisht festa kombëtare serbe më 15 shkurt në Serbi dhe në RS.

Garanci stabiliteti?

Në Perëndim duket se të paktën qeveria gjermane e ka kuptuar seriozitetin e gjendjes, sepse zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, asamblenë e Beogradit e komentoi si “thënë në mënyrë të moderuar, shumë shqetësuese dhe të dëmshme për Bosnjen dhe Hercegovinën, për Serbinë dhe për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Të tilla fjalë kaq të qarta ndërkohë nuk janë të vetëkuptueshme në Perëndim, sepse shumë politikanë në BE e madje edhe disa në qeverinë e SHBA-së tek Vuçiqi shohin një “garantues stabiliteti”, pikërisht, ashtu sikurse e shihte Perëndimi asokohe deri më 1999 ish-shefin e Vuçiqit, Millosheviçin si “spirancë stabiliteti” në Ballkanin Perëndimor.

Vështirë të kuptohet kjo megjithatë në sfondin e faktit, se përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar për Bosnje dhe Hercegovinën, Christian Schmidt, detyra e të cilit është mbrojtja e Bosnjes dhe mbrojtja e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, në përgjithësi është mjaft i tërhequr.

Pasivitet i përfaqësuesit të lartë

Gjykata Kushtetuese boshnjake më 9 janar, e shpalli si antiligjore ditën e themelimit të Republika Srpska në vitin 1992, – duke e ndaluar ditën secesioniste të festës dhe paradën e paraushtarakëve. Megjithatë kjo festë krremtohet dhe as që perceptohet nga përfaqësuesi i lartë Schmidt, organizata të tjera dhe zyra e përfaqësuesit të lartë.

Millorad Dodik dhe Aleksandas Vuçiq duke folur kokë më kokë

Kjo pavarësisht faktit që udhëheqja boshnjako-serbe në këtë ditë bën sikur, RS të ishte një shtet më vete, ashtu si edhe krahinat separatiste ukrainase Luhansk dhe Donezk bashkimi i të cilave me Federatën Ruse në shtator 2023 nuk është njohur në nivel ndërkombëtar. Schmidt rezervohet të kritikojë edhe Vuçiqin apo qeverinë e tij, pa të cilat Dodik nuk do të kishte kaq shumë pushtet.

Ky pasivitet i Schmidtit i shkon mjaft për shtat palës nacionaliste serbe. Edhe gjatë një vizite së fundi tek presidenti francez Emmanuel Macron, Vuçiq tematizoi çështjen e mbylljes së funksionit të përfaqesuesit të lartë për Bosnjen dhe Hercegovinën. Por pavarësisht dobësisë së Schmidt-it, posti i tij është “linja e fundit mbrojtëse” e shtetit të Bosnjes dhe Hercegovinës.

Lule në varrin e Stalinit

Eshtë e paqartë, nëse Perëndimi dhe Schmidt po bëhen më të ndërgjegjshëm për konfikltin kërcënues në Bosnje, e nëse ato ndërgjegjësohen, më në fund duhet të veprojnë. Po ashtu është e paqartë, nëse SHBA vërtetë sikurse kanë deklaruar, do ta mbrojnë Bosnjen si shtet, në rast se në të ardhmen president do të jetë Donald Trump. Një gjë është e sigurtë: Nëse Beogradi dhe Banja Luka shpallin bashkimin mes tyre me bekimin e Moskës, atëherë do të jetë shumë vonë.

Sa cilët janë garantuesit e stabilitetit në Europën Juglindore, kjo mund të lexohet ndonjëherë në disa shembuj në dukje të vegjël, por me shumë domethënie. Si p.sh një gjest në Moskë i zëvendëskryeministrit Vulin, që edhe në kohën e Millosheviçit ka qenë funksionar shteti me influencë dhe vitet e fundit edhe shef i shërbimit sekret e ministër i mbrojtjes. Më 11 qershor Vulin në Kremlin u përkul me nderim përpara bustit të vrasësit masiv Josef Stalin duke vendosur lule në varrin e tij.

Alexander Rhotert që nga viti 1991 studion për ish-Jugosllavinë dhe punon në pozicione të ndryshme për OKB-në, NATO-n, OSBE-në si dhe përfaqësuesin e lartë në Bosnje dhe Hercegovinë. /Marrë nga DW


4 Comments

  1. Himara Autonome
    A do ti rreferohemi historis mbi rrealitetin
    Apo sipas historis Islamo komuniste
    Shqipetaret e vertete
    Wofshin mesilmane apo te krishtere duhet ti bashkanjgjites se ides se
    Greqis se madhe
    As shqiperis se madhe dhe as serbis se madhe
    Faktet historike tregojne me shifra fakte dokumentacjone arqeo dhe rreliefe ballkanike Helenike
    Gjuha e vjeter helene esht nje gjuhe shum e vjeter
    E cila percaketon ifluencen e dhe potencjalin jetesor jo vetem ballkanik por dhe
    Ate Evropjan
    Pushtimet dhe dindjet ne ballkan jane rreale historike
    Ato kane permasat e shteteve shum shekullore
    Por me nje ndrishim
    Jane jashte katallogut kulturor gjuhesor shkencor Evropjan
    Shqipetaret shumica 65 perqind mesilmane dhe pjesa tjeter me orgjone sllave
    Shqipetaret si greket epirotast iliret maqedhonast thrakast jane Autoktone
    Pra pershtateshmeria me e mire per shqipetaret esht
    Greqia e madhe
    Mbi baza dhe fakte Hitorike rreale
    Diskutimet dhe pretendimet e tjera si turqia e vogel e ballkanit apo shqiperia e madhe jane Absurte
    Turqia esht nje shtet pushtus i cili diktoi forcerisht kultin kulturen besimin isjam te cilat sperputhen me popullaten dhmetalitetin vendas per momentin
    Pra shqipetaret duhet te zgjedhin rrugen e duhur te bashkejeteses se tire
    ASHTU SIC E KANE ZGJEDHUR ARVANITASIT KU JETOJNE NE PAQE ME POLLIN HELEN
    Esht gjeja me e mire qe mund te bejne dhe te perfitojne nje jete te perbashket si Arvanitasit
    Ku ne greqi kane te gjitha te drejtat e qiteterimitdhe te demokracis
    Shqipetaret duhet te harojne islamo komunizmin
    Dhe brockullat
    Qe shqipetaret jane fener i i ndricues i Evropes
    Shqiperia esht nje fener qe si ben drite
    As vet vehtes

      1. Hmmmm oraia ta les re manga…
        Ean den se prodide i kolotrypida…
        Ola afta tha ta eixes kani pro kairou….
        Parte kai ton ramuti mazi…
        Kai parte fora apo to vouno…
        Kai elate oles me ton pisino…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *