• |
ide | kryesore

Incidentet në Dortmund, UEFA nis procedurën disiplinore ndaj Shqipërisë

Arkiva, Lajme, Të fundit
UEFA


UEFA ka nisur procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë për shkak të disa incidenteve në Euro2024. Kështu bën me dije media zviceriane “Blick”.

“Sipas informacioneve të së dielës, UEFA ka ngritur procedurë për hedhjen e sendeve në fushë, ndezjen e mjeteve piroteknike, hyrjen në fushë pa leje dhe përhapjen e një mesazhi provokues nga tifozët shqiptarë.

Zyra e kontrollit, etikës dhe disiplinës së UEFA-s do të shqyrtojë ngjarjet në ditët e ardhshme dhe do të vendosë për këtë çështje”, thuhet në deklaratë, shkruan media zvicerane “Blick”.

Lexo më tej: (PAMJE TË RËNDA) Sherr brutal mes tifozëve shqiptarë dhe serbë në Gjermani 

“Tifozët shqiptarë ndezën një mjet tymues gjatë lojës. Pak para përfundimit të ndeshjes, një tifoz u fut në fushë me flamur shqiptar. Përveç kësaj, në tribuna valëviteshin disa flamuj të Shqipërisë së Madhe të ndaluar”, shkruan më tej gazeta.

Lexo më tej: Vetëm 15 minuta/ Ku gaboi Shqipëria në ndeshjen e parë të Euro24 


3 Comments

  1. Po per serbët, miqte e KM tone do hapi ndonje procedim uefa se boll thirje rraciste dhe nacionaliste degjuam. Plus dhe shpifjet e mediave te pushtetit atje per sulm shqipetaresh ndaj serbeve. Per keto e te tjera ne vazhdim do e shohim qendrimin qe do mbajne KM-ja dhe UEFA.

  2. Po ta mbante flamurn etnik ai djali qe ka luftuar në Kosove bashkë me babanë e tijë… Ok
    Por kur bëjne si patriotë bithëqirët patronazhiste nga tribuna e rameshurres…
    Vajë halli.
    Patrotë gojoresh
    Gojëspermë si ramuti dhe tao plendesjevgu i rrajcës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *