• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Kamzë/ Makina përplas 2 këmbësore, njëra humb jetën

Arkiva, Lajme, Të fundit
Aksident, Burrel


Një aksident i rëndë mësohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të diele në rrugën “Nënë Tereza” në Kamzë.

Policia thotë se “një person me iniciale B. K., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., dhe më pas me shtetaset F. M., 46 vjeçe, dhe Xh. M., 20 vjeçe (këmbësore).

Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasja F. M., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasja Xh. M., ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *