• |
ide | kryesore

Mediat europiane: Bajrami bëri historinë, rekordi i tij do mbetet gjatë

Arkiva, Lajme, Të fundit
mediat


Mediat më të mëdha europiane i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë golit të Nedim Bajramit ndaj Italisë mbrëmjen e së shtunës në stadiumin e Dortmundit. 25-vjeçari ka hyrë tashmë në historinë e këtij kometicioni pasi shënoi golin më të shpejtë në historinë e një Europiani në vetëm 23 SEKONDA.

BBC shkruan se Bajrami goditi fort topin në këndin e sipërm të djathtë të portës, pasi Federico Dimarco llogariti plotësisht gabim një rivënie anësore. “Shqipëria kishte shënuar vetëm një gol në një turne të madh përpara të shtunës, por ai i Bajramit ishte i veçantë për të siguruar të dytin.

Ai theu një rekord që ka qëndruar për 20 vjet, duke mposhtur 67 sekondat që iu deshën Dmitri Kirichenko për të shënuar për Rusinë kundër Greqisë në Euro 2004. Skuadra e Sylvinhos është në një grup të vështirë dhe kalimi në fazën me eliminim direkt duket i pamundur.

Pavarësisht nëse do të gjejnë apo jo një rrugëdalje nga grupi, turneu i sivjetshëm do të mbajë një vend të veçantë në zemrat e tifozëve shqiptarë për vitet në vijim dhe rekordi i Bajramit do të zgjasë jo pak” – shkruan BBC.

Ndërsa “The Independent” shkruan në një shkrim të saj se “23 sekonda para tyre, Donnarumma kishte bërë pritjen që vulosi lavdinë evropiane për Italinë në Londër, në 2021”.

“Pak orë më parë, një tifoz shqiptar theu me guxim makaronat para tifozëve italianë. Tani ishte një sulmues shqiptar që thyeu një rekord në kurriz të lojtarëve të dëshpëruar italianë, duke rrëzuar nga froni Dmitri Kirichenko me golin e tij për 44 sekonda në Euro 2004” – citon gazeta britanike.

Italia-Albania: le foto della partita - foto 11

“Përplasja e Shqipërisë me Kroacinë të mërkurën mund të rezultojë vendimtare në planin afatgjatë, me këtë të fundit që duhet të ringrihet nga një humbje çuditërisht gjithëpërfshirëse 3-0 ndaj Spanjës, e cila luajti në Berlin më herët të shtunën. Shqipëria do të hyjë në lojë nëse Spanja ndëshkon thellë edhe Italinë, por gjithsesi duhet bërë diçka më shumë ndaj ballkanasve” – shkruan “The Independent”.

Edhe “Daily Mail” nënvizon gjithashtu se Shqipëria shihet si skuadra më e dobët në “grupin e vdekjes”, të përbërë nga ata, Italia, Spanja dhe Kroacia.

Italia-Albania: le foto della partita - foto 12

“France 24” shkruan se “Bajrami ka bërë historinë” duke theksuar se “shtëpia e Borussia Dortmundit ishte një det i tifozëve shqiptarë të eksituar të stolisur kuqezi, të cilët përbënin shumicën dërrmuese të tifozëve. Ata vështirë se mund ta besonin kur ekipi i tyre, i trajnuar nga ish-mbrojtësi i majtë brazilian i Arsenalit dhe Barcelonës, Sylvinho, zhbllokoi rezultatin pothuajse menjëherë në fillim”.

Media franceze shkruan më pas se si Italia e ktheu menjëherë rezultatin dhe në pjesën e dytë u zmbraps.

Italia-Albania: le foto della partita - foto 16

“Shqipëria megjithatë nuk ia doli të gjejë sërish rrjetën dhe kombëtarja e renditur më poshtë në këtë kompeticion nuk mundi dot të barazojë, pavarësisht përpjekjeve të tyre më të mira. Zëvendësuesi Rey Manaj u afrua më së shumti me golin në minutën e 90-të, por nuk mundi dot të kalojë Donnarumma” – shkruan France 24.

Italia-Albania: le foto della partita - foto 21

Për “Goal.com”, stadiumi “Signal Iduna Park” ishte një det kuq e zi, pasi mbështetësit e Shqipërisë, rreth 50 000, ishin dukshëm më të shumtë se kundërshtarët e tyre italianë. “Dhe kur Bajrami gjeti rrjetën vetëm 23 sekonda nga nisja e ndeshjes, ata festuan me gëzim momentin që ka hyrë në analet e historisë së Europianëve. Arritja e Bajramit jo vetëm që theu këtë rekord 20-vjeçar, por gjithashtu shënoi golin më të hershëm që ka pësuar ndonjëherë Italia në një turne madhor” – shkruan Goal.com.

Kush është Nedim Bajrami

25-vjeçari ka lindur dhe është rritur në Zyrih të Zvicrës nga prindër shqiptarë nga Tetova. Vitet e fëmijërisë i kaloi tek akademia e Grasshoppers. Në 2019, u transferua te Empoli në Serie B në formë huazimi me të drejtë blerje. Në janar 2023, shqiptari kaloi te Sassuolo në formë huazimi me detyrim blerje në fund të sezonit.

Italia-Albania: le foto della partita - foto 22

Bajrami luajti 49 ndeshje me ekipet e moshave të Zvicrës. Ai u aktivizua në 6 ndeshje me ekipin U-17 të Zvicrës në kualifikueset e UEFA Kampionatit Evropian 2016. Ai shënoi 5 gola, përfshirë nje dygolësh kundër Malit të Zi. Në mars 2021, Bajrami njoftoi vendimin për të luajtur me Shqipërinë.

Debutimin e tij me kuqezinjtë e bëri më 5 shtator të atij viti në fitoren 1–0 në Elbasan Arena kundër Hungarisë në kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2022, duke u aktivizuar si zëvëndësues në pjesën e dytë. Goli i tij i parë me ekipin kombëtar erdhi më 17 qershor 2023 në fitoren 2–0 kundër Moldavisë në kualifikueset e UEFA Euro 2024. ©LAPSI.al

Italia-Albania: le foto della partita - foto 23


7 Comments

    1. Fitore do ishte sikure të vendosej bajga e kristaqo përdhunuesit ne mes të fushës në stadium …
      Dhe 50 mije viktimat e tijë te poshtëruara ta pështynin deri në ngordhje ketë bastard harambash.
      Ça te duhen golat dhe jeta o votëshites i ngratë…..?
      Kur ne tokën e të parëve nga ku të ka dëbuar bastardi i kristaqos me harem….
      Po zëne vendin tend miliona baglandeshas dhe filipinezo nepalez….
      Skeni parë gjë akoma o plehra votëshitës.

  1. Sakrifice e madhe e Malokut trim Hysaj qe trembet nga nje top futbolli,trdhtoje besimin e silvinjos,ky dhe te gjithe shpellkaret i shkon pershtat,O sa mire me qen,karShpellkar,per cfare duhet ky “rekord”,per cfare sherben

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *