• |
ide | kryesore

Video/ Një person sulmon policinë me sëpatë e molotov në Hamburg, para Poloni-Holandë: agjentët qëllojnë

Sport, Video
Hamburg


Momente tensioni të madh paraditen e sotme, rreth orës 12.30, në Hamburg, në qendër të qytetit, pak orë para ndeshjes mes Polonisë dhe Holandës e vlefshme për Euro 2024. Pranë një zone të tifozëve të UEFA-s, e cila priste tifozë të ndryshëm (pikërisht pranë Silbersackstrasse), policia gjermane u detyruan të ndërhynte për të ndaluar një person që sulmoi një agjent policie me sëpatë: ai kishte edhe një bombë molotov me vete.

Policia, raporton Bild, fillimisht përdori sprej me piper në përpjekje për ta ndaluar, më pas qëlloi me armë zjarri si shenjë paralajmëruese. Agresori nuk ndaloi dhe të shtënat e tjera shënjestruan personin që u rrëzua përtokë. I plagosur rëndë, atij iu dha ndihma e parë dhe u dërgua në spital me një ambulancë. Nuk dihen ende qëllimet e agresorit, por fan zona në Hamburg u zbraz menjëherë: priten përditësime të mëtejshme.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *