• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit për javën e ardhshme: Vjen i nxehti afrikan me 43 gradë temperaturë

Arkiva, Lajme, Të fundit
moti, afrikan, I nxehti "pushton" Shqipërinë, temperatura deri në 42 gradë celcius


Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike kjo dhe për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe të nxehta me origjinë nga Anticikloni Afrikan.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin gjatë gjithë javës por nuk do të mungojnë vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare të tipit të lartë transparente të cilat do të jenë më tepër prezente kryesisht përgjatë relieveve malore. Pritet rritje graduale e temperaturave, të cilat do të jenë disa gradë më të larta sesa mesatarja mujore klimatike.

Lexo më tej: (PAMJE TË RËNDA) Sherr brutal mes tifozëve shqiptarë dhe serbë në Gjermani 

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati perëndimit me shpejtësi mesatare 1-7m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore ajo fiton shpejtësi mesatare deri në 10-12m/s.

 


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *