• |
ide | kryesore

Sot ndeshja më e rrezikshme e Euro 2024: Anglia beson te Kane e Bellingham për debutimin me Serbinë

Sport
Anglia


Anglia është gati të debutojë në Euro 2024 me synimin për të konfirmuar statusin e saj si favorite. Angazhimi nuk është tamam ai më i thjeshti, sepse skuadra e Gareth Southgate do të përballet në Grupin C me Serbinë e udhëhequr nga Dusan Vlahovic dhe Sergej Milinkoviç-Savic, në paraqitjen e parë në garën kontinentale. Në orën 15.00 Polonia do të përballet me Hollandën e etur për të treguar se mund të bëjë gjëra të rëndësishme në këtë turne. Kjo do të jetë edhe ndeshja e parë e Grupit D, ndërsa në orën 18.00 Sllovenia do të luajë kundër Danimarkës, për Grupin C.

RREZIKSHMËRI E LARTË

Një ndeshje e rrezikshmërisë së lartë, më e rrezikshmja e Euro 2024, sipas raporetve të policisë, që i frikësohet përplasjeve të ultrasve serbë me ata anglezë. Në fushë, sipas ekspertëve të SisalTipster, Tre Luanët e nisin të favorizuar falë një skuadre plot talent që u shfaq në edicionin e fundit të Champions League mes golave të Harry Kane me fanellën e Bayern Munich dhe prezencave të Jude Bellingham me Real Madrid. Fitorja e britanikëve është vendosur në fakt me 66% kundrejt 13% të ballkanasve.

Veçanërisht i komplikuar edhe një barazim i mundshëm i vendosur te 21% falë “gojëve të zjarrit” të pranishme nga të dyja palët, aq sa arritja e të paktën tre golave gjatë nëntëdhjetë minutave është veçanërisht e lartë. Ky eventualitet renditet në 52%. Anglia ka shumë mundësi të shënojë e para, siç ndodhi kundër Rusisë në 2016 dhe ndaj Kroacisë në vitin 2021.

NJË NDESHJE QË PRITET ME GOLA

Goli i parë anglez pritet me 67%, ndërsa mundësia për serbët bie në 25% dhe ata do të duhet të mbështeten mbi të gjitha në supet e Dusan Vlahovic, goli i të cilit pritet në 20%. Ata që duken të destinuar për të shënuar janë Harry Kane, golat e të cilit kuotohen në 45% dhe Jude Bellingham, i cili falë 23 golave dhe 13 asisteve me Real Madrid, mund të luajë një rol kryesor në një aksion goli me 46% të shanseve.

Lexo më tej: Video/ Spanja, debutim spektakolar: tris ndaj Kroacisë e për Modric, Shqipëria bëhet vendimtare

Megjithatë, nuk përjashtohet që golat të vijnë larg portës, duke pasur parasysh praninë në fushë të “snajperistëve” si Milinkoviç-Saviç. Anglia nuk është se ka më pak goditës, për këtë arsye një gol nga jashtë zonës vendoset në 33%. Edhe pse “vrazhdësia ” e serbëve mund të çojë në një ndryshim rezultati të lidhur me një vendim të ekipit të arbitrave të drejtuar nga italiani Daniele Orsato me një ndërhyrje të VAR në dhënë me 26%.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *