• |
ide | kryesore

Video/ Hysaj vetëm si mbrojtës nuk veproi: koka e ulur te goli i Barella, tifozët tani duan Balliun

F1, Sport, Video
Hysaj


Italia përmbysi golin blitz të Shqipërisë me Bastoni e Barella e pas një çerek ore lojë mori kryesimin. Pikërisht në golin e shënuar nga mesfushori i Inter, që bëri rezultatin 1-2, u evidentua gabimi i Asanit që spastroi zonën keq duke e dërguar topin te Barella. Por në konkluzionin e lojtarit ishte Elseid Hysaj me gjestin e tij, që tërhoqi mbi vetë mërinë e tifozëve kuqezinj.

Në minutën e 16′ Barella lëshoi një trinë të djathë që përfundoi në këndin e pambrojtur të portës së Strakoshës, por Hysaj mund ta kishte ndaluar. Ose të paktën të ishte përpjekur ta ndalonte. Topi kaloi afër mbrojtësit, që uli kokën duke i hapur rrugën topit. Pikërisht e kundërta e asaj që duhet të bëjë zakonisht një lojtar i rolit. Hysaj ka kështu përgjegjësinë kryesore në golin që përmbysi ndeshjen, por nuk është rasti i vetëm.

Lojtari i Lazios është krejtësisht jashtë forme dhe Italia nga krahu i majtë organizoi me Dimarco rastet më të rrezikshme. Lojtari i Inter fitoi cdo duel me Hysaj, në krizë gjatë gjithë ndeshjes. 5.5 nota për mbrojtësin lacial nga Sportmediaset, lojtari më i dobët bashkë me Taulant Seferin, në radhët e kuqezinjve. E tani tifozët kërkojnë nga Sylvinho ta zëvendësojë, atë që shumë shpesh është konsideruar fajtor për pësimin e golave nga kombëtarja, sidomos kur drejtohej nga tekniku italian Edi Reja.

Lexo më tejVideo/ Shqipëria shënon golin më të shpejtë në Europian: Bajrami tund rrjetën e Italisë për 23”

Ivan Balliu është gati dhe në miqësoren e provuara përpara Europianit impresionoi me mënyrën e interpretimit të rolit, si ajo e një mbrojtësi modern. Anësori i Rayo Vallecano ishte konsistent edhe në fazën ofensive dhe tani tifozët kuqezinj, duan të shohin atë kontribut, në ndeshjen e dytë të Europianit kundër Kroacisë, që është vendimtare për të shpresuar kualifikimin.


4 Comments

  1. Sakrifice e madhe e Malokut trim Hysaj qe trembet nga nje top futbolli,trdhtoje besimin e silvinjos,ky dhe te gjithe shpellkaret i shkon pershtat,O sa mire me qen,karShpellkar

  2. E zhduket komentin tim eahh..!?
    SHPELLKARET , or TAJ i ores te ndryshuar 12:47,te kane QIRE fort ama,ROBT e gjinise femerore.
    Shkerdhate PATRONAZHIST i te shkerdhymit Edvin Vucici.

    Mos e fshini komentin or Lapsi!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *