• |
ide | kryesore

Video/ Nga infarkti te goli në Europian në 3 vjet, Eriksen nuk mjafton për Danimarkën: Janza i jep pikën Sllovenisë

F1, Sport, Video
Eriksen


Slloveni-Danimarkë përfundon 1-1 dhe është barazimi i parë i Euro 2024. Në Shtutgart, skuadrat e Kek dhe Hjulmand ndanë pikët në grupin C, ku bën pjesë edhe Anglia dhe Serbia. Keqardhja është se si Danimarka ashtu dhe Sllovenia nuk shfrytëzuan plotësisht mundësitë e tyre respektive për shënim. Kryesimi i skandinavëve u nënshkrua nga Eriksen, 1100 ditë pas problemit të zemrës në debutimin e tij në Euro 2020. Mesfushori i Manchester United shënoi me finesë pas një asisti nga Wind. Në pjesën e dytë, Oblak i mbylli portën sulmuesit të United Hojlund dhe Sllovenia në minutën e 77′, pas një shtylle të bujshme të Sesko, gjeti golin e barazimit. Janza në fakt patiu fat kur goditja e tij u devijua nga Hjulmand.

Danimarka e nisi mirë por uli ritmin me kalimin e minutave dhe në fund u arrit nga Sllovenia. Në Shtutgart përfundoi 1-1, paqja e parë në këtë edicion të kampionatit Europian. Ishte Eriksen, tre vjet pas arrestit kardiak që e goditi në edicionin e mëparshëm të turneut teksa ishte në fushë kundër Finlandës, i cili shënoi epërsinë pas 17 minutave. Kapiteni shfrytëzoi maksimalisht një pasim me takë nga Wind, për të cuar në delir skandinavët.

Lexo më tej: Video/ Weghorst i jep fitoren, Verbruggen e mbron: Holanda debuton me vuajtje ndaj Polonisë

Sllovenia luajti kartat e saj, duke shfrytëzuar mbi të gjitha qendërsulmuesin Sesko. Në minutën e 76′ vetëm shtylla ndali goditjen e tij të fuqishme dhe një minutë më vonë Janza barazoi 1-1, falë një devijimi nga Hjulmand, që nxorri jashtë loje portierin Schmeichel.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *