• |
ide | kryesore

VIDEO/ Totti nuk u beson syve tek goli i Bajramit: Është kamera e fshehtë?

Arkiva, Lajme, Të fundit
bajrami


Mesfushori i kombëtares shqiptare Nedim Bajrami u bë pjesë e historisë së kampionateve europiane me golin e bukur të shënuar përballë Italisë. Shqiptari nga Tetova mposhti portierin Donnarummën pas vetëm 23 sekondash lojë, duke vendosur rekordin e veçantë të golit më të shpejtë në historinë e Europianeve.

Festa e shqiptarëve ishte shpërthyese ndërsa italianët mbetën me gojën hapur. Legjenda e Romës, Francesco Totti, që po ndiqte ndeshjen me miqtë dhe gazetarët e faqes së njohur “Calciatori brutti” nuk u besonte syve. “Mos po talleni, a është një montazh”, dëgjohet të thotë Totti, në një video të shpërndarë në rrjetet sociale. ©LAPSI.al


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *