• |
ide | kryesore

Tenton të vrasë me thikë një person, arrestohet 34-vjeçari dhe shënjestra e tij

Arkiva, Lajme, Të fundit
vjeçari


Policia e Kukësit ka arrestuar një 34-vjeçar, që dyshohet se ka dashur të vrasë një person tjetër në këtë qytet. 34-vjeçari me iniciale E.K ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin me inicialet A.C. gjithashtu 34 vjeç.

E.K akuzohet për “vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë. Policia thotë se ka proceduar penalisht edhe “shënjestrën” e këtij sulmi pasi është kundërpërgjigjur me sende të forta.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. K., 34 vjeç, banues në Kukës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. C., 34 vjeç, banues në Kukës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Më datë 15.06.2024, në lagjen nr. 3, Kukës, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi E. K. ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), shtetasin A. C., i cili e ka goditur me sende të forta, shtetasin E. K..

Si pasojë, shtetasi A. C. është dëmtuar me mjet prerës (thikë) dhe ndodhet në spitalin e Prizrenit, në kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi i arrestuar E. K. është dëmtuar me sende të forta dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, – njofton policia.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *