• |
ide | kryesore

Video/ “Ka dhënë shpirtin për Kombëtaren”: Mitaj i del në mbrojtje Hysajt, në ciklonin e kritikave

F1, Sport, Video
Mitaj


“E kemi harruar mërzitjen me Italinë që nuk morëm pikën që deshëm. Do të futemi me të njëjtin personalitet dhe të bëjmë një lojë më të mirë për të marrë pikë. Unë kur futem në fushë nuk kam emocione më ikin dhe mundohem ta shijoj, sidomos kur luajmë me rreth 60 mijë tifozë shqiptarë”. Mario Mitaj, në konferencën për shtyp, të parën pas humbjes me Italinë, mundohet të japë sinjale përqendrimi. Sidoqoftë djaloshi është më i aftë me topin në këmbë se me fjalët, duke ngatërruar status-quo-të e Grupit B e duke harruar se janë të tjerët që rrezikojnë të na nënvleftësojnë: “Ne nuk i nënvlerësojmë kundërshtarët, ashtu siç e kanë thënë të gjithë është grupi i vdekjes, ne duhet të përgatitemi dhe të marrim një rezultat të mirë”.

NË MBROJTJE TË HYSAJ

Mbrojtësi i majtë i Lokomotivës së Moskës i ka dalë në mbrojtje shokut të skuadrës Elseid Hysaj. Shkodrani është në ciklonin e kritikave për performancë të dobët dhe atë ulje koke që i kushtoi kuqezinjve humbjen. Mitaj madje është gati të marrë një pjesë të fajit përsipër: “Mund të jetë pak faji im dhe faji i Seferit, krosimi i lojtarit nuk duhet të ishte bërë, është diçka që duhet ta përmirësojmë. E bukur nuk është të kritikosh një lojtar që ka dhënë aq shumë për Kombëtaren. Hysaj ka dhënë shpirtin për mua e nuk është një gjë e bukur, por çdo person bën kritikën e vet”.

Lexo më tej: Video/ Kroacia për brenda ose jashtë: Kombëtarja rikthehet në stërvitje

VËMENDJA TE KROACIA

Pastaj vëmendja e Mitaj kaloi te ndeshja e dytë e Euro 2024, ajo kundër Kroacisë, që është edhe vendimtare për shanset e kuqezinjve në ëndërrën e tyre për të bërë një surprizë në turne: “Të gjitha repartet e Kroacisë janë të forta. Duhet të merrnim më tepër me Italinë, por me Kroacinë duhet të futemi me një mentalitet tjetër. Ngarkesa psikologjike nuk besoj se ka luajtur rol. Thjesht ishin më të mirë se ne dhe fituan ndeshjen”, përfundoi Mitaj.


1 Comment

  1. O Mitaj, nuk behet me aleanca krahinore Kombetarja. Mos i dil ne mbrojtje atij mediokrit te paafte qe na humbi ndeshjen duke fshehur koken si struci. Cfare shpirti ka dhene Hysaj? E beni analize e golave te pesuar apo jo? Qe nga ndeshja e pare e kualifikuesve deri te ndeshja me Italine, cdo gol qe kemi ngrene ka ardhur sepse Hysaj rri si hu gardhi, nuk di te pasoje, kthen topin mbrapa kot me kot, dhe ne pergjithesi vrapon kot, sa per t’u dukur, se nuk ka as force, as saktesi, as shpirt. Po te kishte dhene jo shume, po vetem 10% te shpirtit ne fushe kunder Italise, do kishte luftuar aty si burre, jo te strukej si dhjaks, si lepur. Mos e justifikoni dhe mos beni aleanca dhe klane. Hysaj ka mbaru. Pike. Ne mbase nuk jemi trajnera te gjithe, por nuk jemi as qorra. Kur dikush as nuk di, e as nuk do te luftoje per Kombetaren, kaq gje e shohim, se ia ben muuuuu!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *