• |
ide | kryesore

Kritikat dhe mesazhet e hidhura/ Elseid Hysaj mbyll rrjetet sociale

Sport


Ajo ulje instiktive e kokës kur Barela gjuajti topin në rrjetë e shndërroi mbrojtësin e kombëtares, Elseid Hysajn në shënjestrën e rrjeteve sociale. Ulja e kokës për t’i hapur rrugë topit u bë objeket memesh të shumta në rrjetet sociale, ku të shumtë ishin tifozët që i kujtonin Hysajt modelin e paprekur të flokëve.

Komentet e shumta, gjuha e urrejtjes dhe kritika e kanë rënduar psikologjikisht Hysajn, aq sa ka marrë vendimin për të mbyllur profilet e tij në rrjetet sociale.

Jo vetëm për ndeshjen e djeshme, por në përgjithësi kohët e fundit, Hysaj ka qenë një nga më të kritikuarit nga tifozët. I pyetur pak ditë më parë rreth kësaj çështje, mbrojtësi i Lazios u përgjigj duke treguar se ka 12 vite në Serie A dhe se i njeh të mirat e gabimet e veta.


2 Comments

  1. Duhet bere peticion qe te mos luaje 2 ndeshjet e fundit! Bej hap pas o zoteri, terhiqu me nder mos na rendo me rezultatet se lodhen shume djem e shume njerez per to, plus thyen zemrat e shume njerezve! Ti gabove, nuk po te vret njeri se as falje nuk kerkon por te pakten si burrat bej nje hap pas e lerja vendin dikujt tjeter!

  2. Hysaj nuk po gjykohet thjesht per kete amatorizem qe tregoi duke na shkaktuar golin e dyte. Po gjykohet per paaftesi te pergjithshme ne shume e shume ndeshje ku ai eshte ngulur ne formacion dhe qendron aty me zor, permes nderhyrjeve nga presidenti, permes presioneve mbi trajnerin me grupacione lojtaresh, permes kunjave qe hedh neper “dalje publike”. Ky eshte nje lojtar i paafte i cili i ka kushtuar shume Shqiperise. Me kokefortesi mushke refuzon te hape krahun edhe pse e kupton dhe vete qe po ben dem. Nje dallaveraxhi si Duka e mban ne kombetare, por kushdo qe merr vesh nga futbolli e kupton qe Hysaj eshte nje parazit, nje i paafte qe ka vite qe perfiton nga djersa e shokeve te ekipit dhe lundron mbi inercine e suksesit te te tjereve pa dhene asnje kontribut vete, e nderkohe duke shkaktuar katastrofa sa here i bie pergjegjesia te beje punen per te cilen mendon se eshte kompetent. Ndeshja me italine foli qarte: italianet e pane sa i dobet ishte Hysaj dhe nuk iu ndane, e fokusuan gjithe sulmin aty ku e dinin qe kishin perballe nje pordhac qe do te ekspozoje si katnar tatuazhet e shaleve dhe qe ka hall mos i prish topi modelin e flokeve.
    Hiqeni kete medioker sa me shpejt nqs nuk doni ta groposni ate qe i gjithe ekipi e ka arritur me mundim, duke luajtur me nje lojtar mangut (se Hysaj nuk numerohet si lojtar). Gjithe ekipi e ka mbajtur ne kurriz. Tani eshte ne nderin e tij te terhiqet vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *