• |
ide | kryesore

Parashikimi/ Temperatura më të larta se normalja

Lajme, Të fundit
moti, afrikan, I nxehti "pushton" Shqipërinë, temperatura deri në 42 gradë celcius


Këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Ky mot do të vijë për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe të nxehta me origjinë nga Anticikloni Afrikan. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin gjatë gjithë javës. Nuk do të mungojnë vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare të tipit të lartë transparente. Ato do të jenë më tepër prezente kryesisht përgjatë relieveve malore. Pritet rritje graduale e temperaturave, të cilat do të jenë disa gradë më të larta sesa mesatarja mujore klimatike.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati perëndimit me shpejtësi mesatare 1-7m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore ajo fiton shpejtësi mesatare deri në 10-12m/s.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *