• |
ide | kryesore

Spanja nën frikën e terrorizmit, shkatërrohet celula e Isis: synonte goditjen e lojtarëve e tifozëve të Real

Sport
Isis


Terrorizmi islamik është rikthyer të kërcënojë futbollin spanjoll. Sipas ‘El Confidencial’, në fakt, shërbimet e informacionit Guardia Civil kanë shkatërruar javët e fundit një rrjet që synonte të sulmonte stadiumin Santiago Bernabeu. Kjo celulë e Isis ftonte militantët e tij të qëllonin kundër lojtarëve dhe tifozëve të Real Madrid. Nëntë persona u arrestuan në operacionin në Salt (Girona), Algeciras (Cadiz), Anta (Almeria) dhe Tenerife.

Në një poster të publikuar në internet shihet një burrë me kapuç në fytyrë duke qëlluar dhe shënjestra e tij e snajperit ishte e drejtuar nga autobusi i Real Madrid. “Vëllai im i dashur. Prit në një vend afër pikës së mbërritjes së lojtarëve. Merr në shenjë ata dhe ndjekësit e tyre”, është mesazhi ogurzi në poster.

Në bashkëpunim të ngushtë me Europolin dhe FBI-në amerikane, operacioni i autoriteteve spanjolle synonte të shënjestronte Fondacionin e vetëshpallur I’lam, një nga qendrat kryesore të propagandës së lidhur me Shtetin Islamik, me radio stacione, agjenci lajmesh, kompani të prodhimit video, profilet në rrjetet sociale, që përhapin përmbajtje radikale në një mori gjuhësh, përfshirë atë spanjolle.

Isis nuk është i huaj për këtë lloj kërcënimi dhe tashmë kishte krijuar panik prillin e kaluar, duke kërcënuar se do të sulmonte stadiumet ku po luheshin çerekfinalet e Champions League.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *